Nesër do të lexoni/ Presidenti Meta sfidon Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

773
Alqi NAQELLARI
Para disa ditësh u zhvillua Konferenca Vjetore e Bankës së Shqipërisë. Këto Konferenca prej BSH konsiderohen si “ngjarje më kulmore të veprimtarisë së institucionit në fushën studimore dhe profesionale” që ju japin përgjigje “sfidave dhe dilemave me të cilat përballet ekonomia jonë kombëtare dhe jo vetëm”. Kjo Konferencë u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe kishte si qëllim “diskutimin e rreziqeve të brendshme dhe të jashtme ndaj stabilitetit të sistemit bankar në vendet në zhvillim në Evropë, me fokus të veçantë në ekonominë shqiptare dhe në ato të vendeve të Evropës Juglindore EJL”, ( Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Mali Zi, Serbia, Maqedonia) si dhe sfidat që këto rreziqe paraqesin për bankat qendrore. 
Në këtë mënyrë Konferenca Vjetore e BSH do diskutonte më së shumti probleme të rajonit EJL –it sesa probleme specifike të lidhura me ecurinë e ekonomisë shqiptare, problemet e lidhura me të dhe me rolin e politikave monetare në këtë ecuri. Sipas këtij objektivi i takonte që të paktën nga një diskutim të bëhej nga përfaqësues të vendeve të EJL-së, por në këtë Konferencë u mbajtën 12 Kumtesa ku nga folësit nuk kishte asnjë përfaqësues direkt i vendeve të EJL-it për të cilat bëhej fjalë, por kishte nga vendet e tjera të zhvilluara të Evropës dhe nga SHBA-ja. Mendime të vlefshme për auditorin mund të kishin dhënë përfaqësuesit që u ndeshën direkt me problemet e recesionit të 2008 apo që ndeshen me problemet e pasojave të euroizimit, të efektivitetit të depozitave të kredive të këqija të gjendjes financiare të bankave, të rritjes ekonomike, të papunësisë, të inflacionit etj. Përgjithësisht u fol mbi Ndikimin e BE në vendet e EJL-it, ndikimin e Kinës në rajon, për rrezikun ekonomik, stabilitetin financiar dhe rreziqet sovrave, rrezikun e likuiditetit dhe aftësisë paguese, për politikën monetare, kushtet e kredisë dhe goditjet ekonomike, kreditë me problem si problem i të gjitha problemeve makro financiare, faktorët përcaktues të kredive dhe ndikimet e tyre, ndikimi i politikave të partnerëve të zhvilluar, segmentet e pa zhvilluara të tregut financiar për transmetimin e politikave të bankës qendrore, etj. Dy përfaqësues të BQ folën për “Sistemin bankar në Shqipëri, Çfarë vjen pas”, “Instrumentet tradicionale dhe jo tradicionale të ndërhyrjeve monetare dhe të tregut financiar, çfarë instrumentesh të tjera mund të përdori Banka qendrore”. Nga 12 ligjërues vetëm njëri prej tyre ceku problemin e euroizimit dhe ky ishte përfaqësues i bankës së Austrisë (Franz NAUSCHNIGG, Banka Qendrore e Austrisë (OeNB). Guvernatori i BSH-së foli me terma të përgjithshme pa cekur probleme konkrete të lidhura me BSH-në që shqetësojnë qytetarët, biznesin dhe qeverinë. Ashtu si edhe herë të tjera prej përfaqësuesit të Institucionit më të lartë bankar dëgjojmë thënie të përsëritura mbi mirë-kapitalizimin, tepricën e likuiditeteve, nota pozitive në rritjen e kredisë në lekë, stabilitet të çmimeve, rol pozitiv të politikave monetare në rritjen e ekonomisë etj, etj. Po cilat janë disa nga thëniet apo arritjet shkencore të kësaj Konference që unë i quaj kodra pas bregut? Po i jap në ligjëratë të zhdrejtë disa thënieve kryesore të cilat janë cituar prej vetë përfaqësuesit të BSH në mbyllje të Konferencës. Pas secilës prej tyre gjithsecili mund të bëjë komentin e vet se çfarë arritjesh shkencore paraqesin këto konkluzione apo thënie të pjesëmarrësve të konferencës.
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal