Nesër do të lexoni/ Përparim Rexhepi: Shtegtimi mitologjik i Trojës homerike

76
Kanë kaluar 3202 vjet, kur më 24 prill 1184 para erës së re, Troja e Dardanidëve, u pushtua me dredhi nga ushtria akease. Vazhdimisht publikohen libra, piktura, skulptura, filma etj, për rrethimin 10 vjeçar dhe rënien e Trojës. Një luftë, ku armët ishin primitive, por zemrat dhe mendjet e heronjve homerikë ishin modernë, sikur të jetonin në kohën e sotme, me po atë regjistër të pasur emocional dhe nivel të lartë inteligjence. Theksojmë se shpesh herë akeasit thirren/emërtohen si grekë, kur në fakt nuk ishin të tillë. Poeti i njohur romak, Virgjili tek poema e tij “Eneida” i konsideronte akeasit, por edhe trojanët, si fise pellazge, që flisnin një gjuhë, por me theks të ndryshëm, kurse Kalin e Drunjtë të Odisesë – “Dredhia pellazge”. Një autore greke ( Sofia Soulis, “Mitet greke”, Athinë, 2008) shkruan se “Akejt dhe trojanët ishin pjesëtarë të një race, me të njëjtën gjuhë dhe religjion, me tradita të njëjta dhe me lidhje familjare mes tyre”. Studiuesit italianë pohojnë se emri grek (graeci, sipas emrit të një fisi të vogël në Epir), u përdor për herë të parë nga romakët, kur ushtria e tyre pushtoi Greqinë. Lufta e Trojës, sipas miteve të lashta, u nxit nga Zeusi, i cili ndonëse e porositi vetë Prometeun të krijonte racën njerëzore, u shqetësua nga rritja e madhe e numrit të saj, prandaj vendosi ta pakësonte atë nëpërmjet përleshjes së armatosur mes koaliconit akeas dhe atij trojan. (Siç ka ndodhur/ndodh edhe në kohën tonë). Ndërkohë, sulmet e akeasve nuk patën sukses, sepse Troja ishte e ndërtuar/fortifikuar nga dy perëndi, Poseidoni dhe Apolloni, që punuan sipas urdhrit të Zeusit, meqë i pari mbret i Trojës, Laomedoni, ishte biri i tij (Zeusit). Troja, si galaktika e Qumështit, është e mbuluar nga mjegullnaja vezulluese e miteve, me kundërthëniet brenda kozmosit të saj për elementët më thelbësorë, si vendi ku ndodhet Troja, nëse u zhvillua lufta përreth mureve të saj apo është një fantazi e Homerit, nëse këto mite i sollën…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”