Nesër do të lexoni/ Përmbytjet e shkaktuara nga fiktiviteti, injoranca dhe abuzivizmi

Prof. Dr. Lush SUSAJ
Shqipëria, si asnjë vend tjetër i rajonit të Ballkanit, duket se është futur në një spirale të rrezikshme të shpërdorimit të investimeve, të projekteve dhe të donacioneve në bujqësi dhe në mjedis, në mënyrë të veçantë në kullim, në ujitje dhe në administrimin e mbetjeve urbane. E gjithë skema e shpërdorimit të investimeve, punimeve dhe projekteve në bujqësi dhe në mjedis është realizuar përmes konspiracionit dhe menjanimit të vazhdueshëm të ekspertizës shkencore, të debatit publik, të oponencës profesionale dhe të projekteve alternative të paraqitura nga profesionistët më të mirë të katedrave të universiteteve dhe të figurave kombëtare që kanë punuar në vite e dekada në veprat hidrike dhe mjedisore. Në vitet 2012 dhe 2013, pas batërdisë katër vjeçare 2009-2013 me investimet, pati një mal me deklarata mbi qëndrimin që do të mbahej kundër dosjeve fiktive. Në atë kohë që zgjati shumë pak, të tilla deklarata patën ngjallur shumë shpresë për ndërhyrje ligjore dhe politike kundër injorancës administrative, kundër korrupsionit, kundër dosjeve fiktive, kundër nepotizmit, kundër mungesës së intelektit dhe menaxhmentit në institucione, kundër vjedhjes së investimeve dhe projekteve në bujqësi, në mjedis dhe në infrastrukturë. Për fatin e keq të shqiptarëve që besuan, e gjithë kjo rezultoi të ishte hipokrizia më e madhe e radhës nga e cila buruan edhe përmbytjet e tjera, si dhe të tjera vjedhje të investimeve dhe projekteve, bashkë me degradimin e mëtejshëm të elitës dhe menaxhmentit në bujqësi dhe në mjedis. Dihet fakti që mbi 99%...
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf