Nesër do të lexoni/ Një histori me dhe pa merita

762
Nga Vangjush Saro
Për të krijuar zhurma gjithfarë dhe për ta zhytur vendin dhe njerëzit në mjegull, po përdoren prej kohësh: buja, dukja, shtirja, tjetërsimi. Për këto dukuri a detaje, kujdesen Uriahip-ët e Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare. Çfarë janë këto qenie? Natyrisht, diçka e ngjashme me personazhin e njohur të Ç. Dikensit te “David Koperfild”. Simbole të ligësisë dhe të sherrit, të hipokrizisë dhe të vrerit; shkoi edhe në rimë. Drejtuesit kryesorë të opozitës, kanë “nderuar” këto ditë ish-kolegun e tyre Azem Hajdari, të cilin, në kohën e “duhur” e shanë (në konferenca dhe në gazetën e tyre) e përgojuan, e quajtën sigurims, të shitur, e hodhën në rrugë… Por ja tek kthehen herë pas here Uriahip-ët, për të lëpirë atë që kanë pështyrë. Është një ndër shumë gjeste, për të cilat shqiptarët nuk gjejnë asnjëherë përgjigje. Thelbi i këtij shënimi, ka të bëjë me përmbajtjen e gjithfarë emocioneve, me mbivlerësimin e “sukseseve të përkohshme”, të përfitimeve të përkohshme, ka të bëjë me qasjen në zgjedhje ekzotike; të gjitha këto, janë shprehje të një gjendjeje të vështirë e të një sëmundjeje të vështirë. Ndoshta asnjëherë nuk kemi për ta kuptuar përse njerëzit, politikanët më së pari, bëhen këso palaçosh. Po ndalem në disa episode. Dëgjoj dikë që ka punuar në ish-ATSH të shkruajë dhe të ankohet që ata të “Zëri i Popullit” “se si na shikonin ne të ATSH-së”… Pra, hajde të shikojmë edhe ne, se mos, kushedi, ka ndopak disidencë këtu te ish-Agjencia Shtetërore e Lajmeve; a thua nuk ishin të gjitha zëdhënëse të kohës e të PPSH-së. Sot lexoj (realisht, bëj sikur lexoj) zotërinj që kanë shërbyer në gazetat kryesore të kohës, të PPSH-së, por tani bëjnë çmos të na shiten si antikomunistë. Disa të tjerë, siç është bërë e njohur, i ka zënë meraku me letërsinë dhe artin e asaj kohe, duke e ditur fort mirë që një pjesë e madhe, doemos, ishte tejet e ngarkuar me ideologji…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal