Nesër do të lexoni/ Nderim At Gjergj Fishtës

929
Moikom Zeqo

Në katundin Fishtë lindi 120 vjet më parë një djalë, që i vunë emrin Zef. Çdo gjë është mbuluar me mjegull, por ne sot bëjmë përpjekje, duke sforcuar përfytyrimin tonë, që të kujtojmë disi gëzimin e thjeshtë të familjes dhe padyshim të kuptojmë diçka më tepër se kaq. Përvjetori i sivjetshëm është i pazakontë, për disa arsye, të cilat gjithashtu janë arsye substanciale të vet kohës. Ne përkujtojmë sot, një nga figurat më të mëdha të kulturës kombëtare, duke bërë publikisht një eksorcizëm para të gjithëve, para atyre që kanë dashur, por edhe para atyre që heshtën. Atyre që mënyrë mediokre dhe cinike e mohuan, para miqve dhe armiqve të Fishtës, që harruan thelbin e pavdekshëm të kësaj figure, atë thelb që është i patjetërsueshëm, pavarësisht nga tërë skajimet e dyshimta politike. Kapërcimi i situatës anatomik dhe mohues për Fishtën përkon me demokracinë, është në vetvete një vetëdije e re për këtë kryepersonazh të letrave shqipe. Ai është lavdëruar si askush, por edhe është sharë si askush. Ai në mënyrë paradoksale është vendosur edhe në Zenit, edhe në të kundërtën e Zenitit. Ky fat i çuditshëm …
Sigal