Nesër do të lexoni/ Mirela Karabina: Mësuesi , “kavie” në duart e arrogancës së vazhdueshme të pushtetit

512
Përdorimi politik i arsimit, tashmë, dukshëm është në filozofinë e politikave qeverisëse. E mbërthyer nga arroganca e pushtetit, Ministria e Arsimit ka futur në kolaps të gjithë sistemin arsimor, e ka sjellë çorientim të arsimit në çdo qelizë, fyerje e inteligjencës, shpërfillje të mësuesit, tallja me publikun është kthyer në normalitet për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Filozofia e ndjekur është e qartë, tashmë: Rrënimi i arsimit, goditja e qëllimshme e figurës së mësuesit përballë shoqërisë që të ndihet fajtor kur nuk është, kokulur dhe pa fjalë, i shtypur dhe pa shpresë. Dhe ky qëllim është arritur! Klima pozitive në punë, motivimi i mësuesve me qëllim rritjen e kënaqësisë nga puna janë larg së qeni pjesë e strategjisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Mësuesi shqiptar, tashmë, “kavie” në duart e pushtetit, është duke kaluar në ditët më të vështira. I shpërfillur përballë çdo ndryshimi të menjëhershëm që ndodh në sistemin arsimor, i shantazhuar me portale e testime për vendin e punës, i goditur përballë shoqërisë si i paaftë, mësuesi shqiptar është duke jetuar një tmerr pa fund: pasigurinë për vendin e punës, burimin e vetëm të jetesës së tij. Pasiguria dhe shantazhimi i punonjësve për humbjen e vendit të punës është lajtmotivi dhe motoja e punës që mban ritmin e Ministrisë së Arsimit. Tashmë, nën këtë moto dhe filozofi, ndryshimi ka prekur disa nene të Ligjit Nr.69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i cili në formën e një projektligji është bërë gati për…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal