Nesër do të lexoni/ Mimoza Ferraj: Koha të pastrojmë demokracinë nga kukullat e Ramiz Alisë

1052
Mimoza Ferraj, ish-greviste dhe Studente e Lëvizjes së Dhjetorit 1990 në një intervistë dhënë për gazetën “Telegraf” nga ShBA, është shprehur se ka dhënë gjithë kontributin e saj në Lëvizjen e Dhjetorit. Ajo tregon se ëndrra e shqiptarëve për të qenë të lirë po dizenjohej nga zyrat e Ramiz Alisë. Midis të tjerash ish-grevistja e Dhjetorit shprehet së është koha të kemi femrën në krye, ajo që do të bëjë lirinë për vete dhe për kombin…


1-Cili ka qenë roli juaj në lëvizjen studentore të vitit 1990 në Tiranë? 
Unë po jepja kontributin tim në Lëvizjen e Dhjetorit, si labe në gjak e edukuar nga babai im Remzi Ferraj, nuk kisha menduar dy herë për të mos u futur në atë gjendje të rendë dhe të zymtë për popullin qe kalonte ditët e ndarjes mes diktaturës dhe ëndrrës për liri. Brezi im kishte vite që vlonte nga brenda, ishim brumosur dhe pritnim momentin historik të bëheshim katalizatorë të proceseve. Por ëndrra për lirinë e shqiptarëve për fatin tonë të keq për dizenjohej nga zyrat e Ramiz Alisë. Ai kishte bërë një listë studentësh dhe intelektualësh për të futur në kurth demokracinë. Emrat e Ramiz Alisë, që ai kishte futur në listë, ishin emra bashkëpunëtorësh me të cilët ai pretendonte të bënte një kalim pushtetit të kontrolluar. Lista e Ramiz Alisë përmbante emra si, Mimoza Zhamo, Ilenja Mehilli e të infiltruar të tjerë nga një plan i mirëmenduar të stilit stalinist. Unë nuk isha në listën e tij, Mimoza Ferraj dhe studentë të tjerë nuk ishin ato që do pranonin pranga e reja të Partisë së Punës. Ne kishim një ëndërr tjetër, atë të demokracisë që donim ta bënim realitet për Nënën Shqipëri. 
2-Çfarë kuptimi kishte për ju kjo lëvizje? A u realizuan pritshmëritë tuaja?
Nuk kishte dhe nuk ka tjetër kuptim Lëvizja e Dhjetorit përveç lirisë. Thika ishte futur thellë në mish të një kombi krenar dhe rrezikohej të futet akoma me thelle në atë dhjetor. Të rrija të bëja sehir jo, nuk është në gjakun e një labeje të shikonte nga ballkonet e bllokut se çfarë do bëhej. E them me krejt zemër, se djemtë dhe vajzat që u futen në radhët e para, në sytë e tyre kishte vetëm dritë dhe mall për lirinë që po i kthehej Shqipërisë pas një diktature të rëndë, që kishte marrë dhe jetën e vëllait tim dhe mijëra shqiptarëve të tjerë për shumë dhjetëvjeçarë. A janë realizuar pritjet? Kur më bën këtë pyetje kam të therura në zemër, ndoshta më shkojnë edhe lot, por s’dua! E tani flas si nënë me fëmijë. Ne të gjithë kishim ëndërruar të kishim dhe të kemi një Shqipëri që do të na bënte të jemi krenar kudo që gjendeshim në botë. Por kukullat dhe instrumentet që kishte futur sistemi i Ramiz Alisë dhe sot e gjithë ditën janë Kali i Trojës në demokracinë e Shqipërisë dhe ne duhet t’i flakim, t’i heqim këto barëra të këqija nga rrënjë për të shpëtuar ato…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal