Nesër do të lexoni/ “Lufta na bashkoi, partitë politike na ndanë dhe Datën e Çlirimit’’

Bardhyl BERBERI
Në ceremoninë e zhvilluar para pak ditësh në varrezat e dëshmorëve në Pogradec më tërhoqi vëmendjen një veteran. Në gjoks i shkëlqenin dekoratat. Ai u përkul mbi një nga varret duke përkëdhelur mermerin e varrit të një dëshmori që ishte vrarë në moshën 18 vjeç. Erdha t’ju takoj, o shokë, se shumë më kishte marrë malli! Lëshon një ofshamë dhe nga faqet filluan që t`i rrjedhin lot. Ky djaloshi këtu ka qenë në një llogore me mua dhe është vrarë në ditën e fundit të çlirimit. Ka vite që jemi të ndarë, ca vijnë më 28 dhe ca më 29 Nëntor. Të gjithëve ne dikur na bashkoj Lufta dhe na ndau kjo e shkretë politikë! Eh, nga na erdhi kjo kohë që të ngatërrojmë dhe Datën e çlirimit. Sot Ditën e çlirimit e vendosin partitë politike, jo ne partizanët në zjarrin e Luftës. Sot këto partiçkat politike kanë merak për datën, jo për plumbin që ne morëm në ballë. Por ata mendojnë, jo për datën, por për tenderë kanabizmi, koncesionesh, për pushimet me dashnore. Këta djem në lulen e rinisë luftuan, derdhën gjak për të çliruar atdheun nga okupatorët dhe ranë si trima si askush tjetër. Ata, mbetën heronj apo dëshmorë! Shkoni varrezat e dëshmorëve të shkatërruara, me pllakat e varrit të thyera por kanë mbetur mbishkrimet: “Ra dëshmor për çlirimin e atdheut “ vetëm 18 vjeç, 20 vjeç, 25 vjeç, dëshmorë dhe heronj në lulen e rinisë. Ata nuk vunë lule në themelet e Atdheut, por të ritë e tyre, gjakun e tyre. Gjaku i dëshmorëve është çmimi më i vyer i gjithë popujve të botës, të cilët i kanë në piedestal në sheshet kryesore të kryeqyteteve të botës. “Punë e madhe, do të thotë dikush, se ranë dëshmorë!”. Pa më thoni, ju, se sot ç`është më mirë, të jemi të sinqertë, të jesh dëshmor apo politikan? Po dhe politikanët lindën, njësoj si dëshmorët, pa vullnetin e tyre, por jetën e çuan sipas vullnetit të tyre, ashtu këndshëm, si duan vet. Për mrekulli: Pa brenga e varfëri, me autoritet e kënaqësi, me makina e vila në qytete turistike, me femra e shampanjë, e posaçërisht me gënjeshtrat e partisë. Mund të pyesni: “More, po kush je që shkruan për dëshmorët?!.” Ndoshta për ju s`jam askush, po për gjakun e dëshmorëve jam, jam! Gjaku i dëshmorëve është çmimi më i vyer i të gjithë popujve. A e dini se ku buron forca e shteteve? Te gjaku i pastër i të rënëve për atdhe shprehet fuqia e veprimit, e jo te fuqia e mendimeve të zbrazura politike. Ata shprehin frymëzime, e jo gjykime politike, liri, e jo robëri politike. Dëshmorët dallojnë prej politikanëve, sipas esencës vepruese, e jo sipas akteve ligjore. Pse? Sepse shtetet janë krijuar prej heronjve, kurse heronjtë nuk janë krijuar prej shteteve, po prej metaforave e simboleve kombëtare. Po partitë politike, a kujdesen për të rënët për atdheun...
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf