Nesër do të lexoni/ Libër-amanet për tragjedin e inteligjencës së naftës

753
Ing. Nafte Bujar Leskaj
Sot mbushet 1 vit nga ndarja nga jeta e inxhinierit dhe gjeologut, personalitetit të shquar të inteligjencës së naftës shqiptare, z. Nuredin Skrapari. Kontributi i tij mbresëlënës në kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të naftës u ndërlidh tragjikisht me dramën e tij njerëzore, i arrestuar dhe i dënuar politik nga regjimi komunist në vitin 1974. Z. Skrapari u lind në fshatin Bubullimë të rrethit të Lushnjes, në maj 1944 dhe kreu shkollën e mesme “Teknikumi i Naftës”, në degën “Gjeologji”. Në vitet 1962-64 u punësua në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës në Kuçovë me grupet e rilevimit për zbulimin e vendburimeve të naftës dhe gazit. Në vitin 1969, ai mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Gjeologji-Miniera me rezultate të shkëlqyera, duke u diplomuar “Inxhinier Gjeolog”, për të punuar menjëherë pas diplomimit në Institutin e Kërkimeve të Naftës dhe Gazit në Kuçovë dhe më pas në Fier, me grupet e studimit gjeologjik, deri më 15 mars 1974, ditën kur u arrestua. Z. Skrapari është bashkëautor i përgatitjes së hartave gjeologjike dhe projektimit të puseve të thella të naftës në Skrapar, Finiq (Sarandë), Delvinë, Cakran (Fier) etj. Punës së tij voluminoze dhe cilësore në dobi të zbulimit të vendburimeve të reja të naftës, rregjimi komunist i dha fund, duke e arrestuar dhe dënuar, më 10 maj 1974….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën” Telegraf”
Sigal