Nesër do të lexoni/ Leonora Laçi: Lumturisht e papunë !

907
Ndodh që puna ta jep lumturinë, në rrethanat tona, puna ta kufizon atë, ta bjerrë, ta pengon aty produktivitetin. Është groteske ta thuash, se s’ka të papunë e të lumtur, por duke pasur parasysh që nëse je në punë në shtet duhet të mbyllësh gojën për pazarllëqet që bëhen, duhet të rrudhësh gojën dhe shefit ti japësh të drejtë dhe kur nuk ka, duhet të pajtohesh me të keqën. Për hatër të Zotit, jo zotërinjve me kollare që duhet ti quash të tillë por Zotit qiellor, më mirë lumturisht e papunë se në punë dhe pa za. Askujt nuk i pëlqen e vërteta sidomos kur ajo është e hidhur, por dikush duhet ta thotë dhe atë. Lumturisht e pa punë, do të thotë të jesh lirisht e lirë, sepse liria në punë është me pikatore sidomos në institucionet tona, por jo vetëm ato. Lumturinë ta japin gjërat që ti bën, ta jep e vërteta jote, liria jote, veprimtaria jote. Po kthehem pak tek Metamorfoza e Kafkës ku thotë se -“ Kam frikë nga bashkimi, nga shkrirja me shumicën. Po të ndodhë kjo atëherë unë nuk do të jem kurrë i vetëm, pra do të jem si të tjerët dhe nuk do të nxjerrë asgjë”. Kësaj duhet ti druhemi, unë s’jam si të tjerët, unë nuk…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal