Nesër do të lexoni/ Kush e varfëron popullin?

725
Bardhyl Berberi 

Druaj, se prej disa kohësh, me ne shqiptarët po fillojnë të tallen e të qeshin, jo vetëm fqinjët tanë, por dhe më gjerë. Ata tallen me varfërinë tonë, me korrupsionin dhe sidomos me kanabizimin e vendit. Me një njeri, me një grup njerëzish apo edhe me një shoqëri, nëse do të tallesh dhe qeshësh, së pari duhesh ta varfërosh e ta bësh të varur. Kur je i varur dhe nuk ke mundësi të bësh asgjë pa ndihmën e dikujt, kur të diskutohet buka e gojës, atëherë rritet edhe mundësia e një varësie totale. Kështu e ndodh që mund të bësh edhe gjëra jashtë natyrës tënde, madje të merresh edhe me pisllëqesh; të mbjellësh drogë apo ta ujitësh atë për llogari të trafikantëve, për të marrë një pagesë-lëmoshë që të mbash fëmijët me bukë. E vërteta e hidhur përmban raste kur jo pak prej këtyre argatëve dhe shërbëtorëve të trafikantëve kanë bërë dhe burg. Po kush janë shkaktarët e kësaj varfërie galopante? Përgjigja është e qartë si kristali: Politika….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal