Nesër do të lexoni/ Kryetari i Bashkisë Tiranë, alias Lali Eri, “qejfli” i ndërtimeve pa leje

777
Kryetari i Bashkisë Tiranë, alias Lali Eri, “qejfli” i ndërtimeve pa leje dhe zhdukjes, devijimit apo ngushtimit të rrugëve publike të makinave
1. Në rrugën Myslym Shyri, ngjitur me një ndërtese që është pranë një karburanti, prej ndoshta 15 vjetësh apo më shumë ishte një ndërtesë me vetëm skelet betonarme, me kolona, trarë dhe soleta betoni dhe ndonjë mur tulle. Thuhej se ishte ndërtuar pa leje. Kishte ngushtuar rrugën publike duke mbetur vetëm një korsi makine dhe një trotuar më pak se një metër gjerësi nga ana e kësaj ndërtese. Kur papritur, një ditë gdhihet me një tabelë leje ndërtimi rikonstruksion hoteli pa ndryshim destinacioni kur aty nuk kishte asnjë lloj ndërtese të përfunduar apo aq më pak hotel. Nuk kuptohet gjë, a mund të na shpjegojë Lali Eri se si e ka dhënë këtë leje ndërtimi, ndoshta pas ndonjë leje legalizimi? Tani e kanë mbuluar prej disa ditësh me rrjetë jo transparente të bardhë objektin që të mos kuptohet se aty nuk ka pasur objekt të përfunduar, po thjesht një skelet betonarmeje. Se edhe leje ndërtimi të kishte pasur ky objekt (gjë që është e pamundur) ajo leje nuk do të ishte më në fuqi. Po kështu, a mund të na thotë Lali Eri se me çfarë arsyetimi apo të drejte i heq zonës të drejtën që të dalë me rrugë me dy korsi për makina (një për hyrje, një për dalje apo një kalim dhe një parkim) duke e lënë me një rrugë të ngushtë me një korsi për një makinë? Po parkingu i këtij hoteli si do zgjidhet nesër?


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal