Nesër do të lexoni/ Kryeministri Rama ekspozon gazetarët te krimi i organizuar

Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama, në Konferencën “Për Lirinë e Medias” e organizuar nga Komisioni Parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, foli 25 minuta të tëra për kredibilitetin e medias, duke fokusuar në sulmin e vet ata gazetarë dhe media që janë opozitarë ndaj qeverisjes së tij. Ky qëndrim i përsëritshëm i kryeministrit Rama, (madje edhe në një konferencë ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit), irritoi kaq shumë gazetarët e huaj, sa gazetari malazes Zejko Ivanoviç, i pranishëm në atë konferencë, deklaroi i irrituar, se “fjalimet e Edi Ramës kundër gazetarëve prodhojnë vetëm vrasje”. Po atë ditë, të asaj konference për Lirinë e Medias, Radio Franceze Internacionale përshkruan një reportazh të gazetarit Jean Arnault Derens, i cili e cilëson Shqipërinë, si një narko-shtet. Jo më kot, kryeministri Rama zgjodhi këtë moment politik, për të sulmuar gazetarët. Bashkëpunëtorë të ngushtë të Kryeministrit Rama akuzohen me dokumente të pa përgënjeshtrueshme për bashkëpunim më krimin në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Njëfarësoj, kryeministri Rama e pranoi këtë fajësi....








Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"....