Nesër do të lexoni/ KLSH, udhëheq përmes shembullit

Nga Brunilda ZENELI, KLSH
Panairi Kombëtar i librit në 20-vjetorin e tij, i cili është në fakt një nga traditat tashmë më me vlera të jetës kulturore e artistike në vend, hapi gjithashtu dhe një mori diskutimesh të lidhura me pista e tematika të ndryshme. Kjo ndodh me të drejtë, pasi udhëtimi deri në stendat e panairit është relativisht i vështirë për arsye sa artistike-shkencore, ashtu edhe tematike. Është cilësia artistike e librit, prurja sasiore, cilësia e prodhimit, çmimet, tregu, problematikat e shtëpive botuese, raportet mes zhanreve të ndryshme, promovimet dhe një sërë gjërash të tjera të cilat e bëjnë panairin e librit një metropol shumëngjyrësh në miniaturë, i cili gëlon nga njerëzit, lexuesit e të gjitha moshave dhe kategorive, shkrimtarët, studiuesit, kritikët etj. Në një panair gjëja më e zakonshme është larmia, shumëllojshmëria e produkteve, në rastin konkret e botimeve dhe tematikave të ndryshme. Duke vizituar panairin e librit çdo lexuesi i bie në sy një stendë me botimet ekskluzive të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë botimet e punonjësve e këtij institucioni, studime te ndryshme, përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik, studime e materiale shkencore profesionale nga autorë vendas, por edhe nga ekspertë të huaj të institucioneve homologe të auditimit, si dhe të organizmave ndërkombëtare, manuale, metodika e udhëzues për punën profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një nga institucionet më me rëndësi për jetën ekonomiko-sociale të vendit. Gjatë viteve 2012-2017, KLSH nëpërmjet një pune të lavdërueshme dhe aspak të lehtë ka botuar një kolanë librash me shumë vlerë profesionale, të cilat ju shërbejnë jo vetëm audituesve të KLSH, profesionistëve të tjerë të kësaj fushe, si edhe çdo pale interesi apo individi i cili ka interes rreth kësaj fushe. Nga të gjitha prurjet e KLSH do të veçoja Revistën shkencore “Auditimi publik” e cila ka parë dritën e botimit që prej vitit 2012 dhe shënon botimin e saj të gjashtëmbëdhjetë.
Për më shumë nesër në gzetën Telegraf