Nesër do të lexoni/ Kiço Kutali mbi ligjin e minoriteteve: Duhet anuluar ligji antikushtetues!

553
Kiço KUTALI
Me miratimin e ligjit të minoriteteve u habita! Në qoftë se nuk e dini historinë – mësojeni e kjo është e detyrueshme për politikanët, ministrat, deputetët dhe domosdoshmëri për shtetin. Në probleme historike duhet të aktivizoni njerëz të ditur, historian të pavarur, që nuk na mungojnë. Kjo nuk po ndodh dhe çdo ditë po dëgjojmë proçka nga më të ndryshmet. Një rast i tillë ndodhi me këtë ligj. Nga dy që kanë qenë të miratuara edhe nga forumet ndërkombëtare që në vitin 1921, na i nxorën nëntë(!) minoritete dhe kjo është çudi për tu çuditur!! Unë do trajtoj, flas e analizoj arumunët të cilëve u përkas. Ka politikanë, qeveritarë dhe deputetë që nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se arumunët kenë qenë dhe janë autokton dhe kompakt në këtë territorin Danub – Adriatik – Egje por dyndjet barbare sllave e detyruan të ngelen kompakt vetëm në vendin tone, ngulmime në të gjithë territorin perëndimor të lumit Danub dhe kjo përputhet me kufijtë e jetuara nga Ilirët. Këtë popullsi autoktone autentike sa turp(!) duan me ligj ta nxjerrin minoritet! U miratua edhe në parlament! Ma ha mëndja se na ngatërrojnë me rumunët, se ata kanë shfaqur kërkesa të tilla, si sot bullgarët. Në shqip kur një nocioni i vendos para një germë “a, i, de” kthehet në të kundërtën e vet. P.sh moral – amoral, teist – ateist etj, kështu ndodh dhe me nofkën rumun e arumun. Kjo është sqaruar me kohë dhe rumunët nuk e kanë trajtuar nëpër gazeta dhe forume ndërkombëtare, Historia tregon dyndjet sllave, po të kish edhe një dyndje Rumune do na e trajtonte. Atëherë nga cili vend i solli….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal