Nesër do të lexoni/ Këndej nga Skrapari ka njerëz…

1287
Enver CAKAJ &  Sefedin MET’HOXHA
Këto vitet e fundit në Skrapar qarkullojnë nja dy pyetje, që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Një pjesë, kur shikojnë godinën e bukur, por bosh të spitalit, thonë: “Çfarë do të bëhet me këtë spital?” Pala tjetër ka një tjetër gjykim. Ata thonë: “More, ndërtesën e spitalit e prishim dhe e ngremë sërish, po këtij populli të lëshuar në çolt, çfarë do t’i bëjmë?” Të dytët, që kanë mbajtur mbi supe peshën më të rëndë të Luftës, i kanë skërmitur me thonj e me dhëmbë këta male, që kthyen në produktivitet edhe shkëmbin. E, këta njerëz kaq të duruar e përkushtuar, që i kishin të gjitha shërbimet atje ku jetonin, sot u drithëron shpirti kur u dridhet telefoni në xhep e marrin lajmin e kobshëm, se i sëmuri që u nis në Berat vdiq në mes të rrugës! Përse vdiq dhe kush e vdiq? Të sëmurët kardiakë dhe me hemorragji cerebrale s’duhet të lëvizin nga vendi, sepse ajo është baras me vdekjen. Por i njëjti fat i pret edhe duke ndenjur. Në Skrapar mungon prej vitesh mjeku kardiolog, neurologu, pediatri, që janë kryesorët për të mos vazhduar më tutje. Përse nuk ka mjekë? Qeveritë e pas viteve 1990, kanë ndjekur një politikë mjekësore anarkiste. Asnjë specializim, asnjë studim, se si do të sigurohej shërbimi mjekësor në ato zona ku u braktisën nga mjekët. Shteti kishte shpenzuar për ata mjekë…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”
Sigal