Nesër do të lexoni/ KANUNI I LABËRISË – Analizë nga Av. Vasil Bendo

509
Normat zakonore janë krijuar e ushtruar nga populli që nga lashtësia dhe ato marrin vlerë kur studiohen, përmblidhen dhe kodifikohen nga autorë të shquar si Prof. Dr. Ismet Elezi me veprën madhore “Kanuni i Labërisë”
Analizë nga Av. Vasil Bendo
Veprat e mëdha shkruhen nga njerëz të mëdhenj, vepra është “KANUNI i LABËRISË” kurse hartuesi dhe kodifikuesi është Prof. Dr. Ismet Elezi me origjinë nga fshati Fterë e Vlorës. Dëshiroj të shënoj që në krye se vlerësimet mbështeten kryesisht në studimet dhe ekspeditat mbarëshqiptare, kërkimet shkencore, materialet e shkruara, vlerat studimore dhe shkencore të studiuesit shekullor, patriotit dashamirës të kombit tonë -Profesorit tonë të dashur. Hartimi dhe kodifikimi i kanunit të një treve apo territori të gjerë shqiptar mendoj, se kërkon studime, hulumtime, këmbëngulje, njohje, dashamirësi njerëzore, respekt popullor, pyetje-përgjigje, marrëdhënie bashkëreciproke, figurë shkencore dhe njerëzore, duhet të jesh bir i zonës së cilës i shkruan Kanunin dhe më tej, me qëllim që ai Kanun të bëhet burim i së drejtës zakonore dhe tradicionale shqiptare. Këto cilësi dhe virtyte mishëron Profesori me veprën e tij madhore që do të mbetet e pavdekshme ndër shekujt e ardhshëm.
Zakoni shqiptar 
Në të drejtën historike kanunore shqiptare termi “zakon” është quajtur dhe konsideruar si një rregull sjelljeje i vendosur si rezultat i zbatimit të tij në fakt gjatë një kohe të gjatë në popullatën vendase dhe zonale. Zgjidhja e njëllojtë e çështjeve analoge për një kohë të gjatë nga komuniteti krijon nevojën e një sjelljeje të detyrueshme për popullatën zonale dhe më gjerë, që trashëgon zakonin. Në fjalorin themelor të gjuhës shqipe jepen dy shpjegime për termin “zakon”:
“1. Mënyrë veprimi, sjelljeje, etj. që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohë të gjatë.
2. Rregull a normë në mënyrën e jetesës (në sjelljen,në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore, etj.) që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një klasë a shtresë shoqërore dhe që trashëgohet brez pas brezi..”. 
Zakoni popullor bëhet ose konsiderohet i detyrueshëm, sepse të gjithë njerëzit që e njohin kanë vepruar me kohë kështu, pra kanë vepruar sipas zakonit të trashëguar nga stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit etj. Njerëzit mësohen apo edukohen ndër breza të vazhdueshëm të zbatojnë rregullat e sjelljes të pashkruara të komunitetit popullor që i përkasin. Këto rregulla të pashkruara me kalimin e kohës konsiderohen si të shkruara dhe nguliten….
Për më tepër në numrin e nesërm të gazetës “Telegraf”…
Sigal