Nesër do të lexoni/ Ja ku duhet të shkojnë 1 miliard eurot e shqiptarëve

659
Prof. As Alqi NAQELLARI
Për nismën 1 miliard euro që ka ndërmarrë qeveria shqiptare dhe të interpretuar publikisht nga Kryeministri Rama, ka mjaft diskutime. Një pjesë e ekonomistëve e mbrojnë dhe argumentojnë se do ketë impakt të dukshëm në rritjen e ekonomisë ndërsa një pjesë tjetër e konsiderojnë si një shpenzim që vetëm do rritë borxhin publik, do t’i shërbejë oligarkëve apo do bëhet pastrim parash i njerëzve pranë qeverisë. Ka dhe grupe të tjera që provojnë të argumentojnë, se kjo ndërmarrje është një risi, e pa eksperimentuar më parë, që nuk do rriti borxhin por do t’i japë shtytje ekonomisë. Unë i takoj grupit të optimistëve, i takoj grupit që shikon ekspansionin si mundësi reale të rritjes ekonomike. Pra, e mbështes plotësisht nismën e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, por kam edhe objeksionet e mia, të cilat do t’i rendis më poshtë.
1. Përse kredia do merret në euro dhe jo në lekë. Në Shqipëri janë bërë dhe bëhen gabime që kanë fituar qytetari. Konsideroj një gabim të madh që në një analizë apo diskutim të përdoren të dhëna në lekë, në dollar dhe në euro. Këto gabime i bëjnë me dashje për tu parë si evropianë, si njerëz të ditur, me informacion dhe që japin mendime të vlefshme, si qeveritarët ashtu edhe gazetarët apo analistët e të gjitha krahëve. Nuk jam kundër përdorimit të tyre por ato …
Për mëshumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal