Nesër do të lexoni/ Hapja e dosjeve të ish-sigurimit përmes reales dhe utopikes

892
Leonora Laçi
Shtëpia ndërtohet nga themeli, e ne shqiptarët pas 27 vitesh e kuptuam që meremetimi dhe restaurimi i “shtëpisë” sonë është bërë me materiale jo cilësore, prandaj jemi këtu ku jemi, ende duke folur për të shkuarën, pa mundur të ecim përpara, sepse nuk kemi zgjidhur “hesapet” me të kaluarën. Koincidenca këto ditë bëri që të isha e përfshirë fizikisht dhe shpirtërisht në dy ngjarje sa të afërta aq edhe të largëta. Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 19944- 1991 zhvilloi në Shkodër një takim informues me studentët e Universiteti Luigj Gurakuqi, dhe ish-të përndjekurit politik e ish-të burgosur, dhe nga ana tjetër isha prezent dhe në vizitën së bashku me Masterin Profesional Histori–Gjeografi një takim i nxitur nga pedagogia prof. Majlinda Ziu në Shtëpinë e Gjetheve (Muzeun e Përgjimit). Këto të dyja lidhen me njëra-tjetrën, sepse i bashkon një qëllim zbardhja e së vërtetës së hidhur të shqiptarëve, krimet e komunizmit. Shqipëria përjetoi një sistem totalitar unik në llojin e vet, për nga zbatimi dhe pasojat që pati ai, kështu që rrjedhimisht dhe format për ta dënuar….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal