Nesër do të lexoni/ Fatos Çoçoli: Miliardat e denoncimeve të KLSH-së dhe gjyqet shembullore

Në këto gjashtë vite 2012-2017, syri profesional vëzhgues dhe ruajtës i parave publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar pa pushim abuzimet me paranë e përbashkët të shqiptarëve. Janë me miliarda euro në formën e dëmit ekonomik, të parasë shtetërore të shpenzuar keq, ose të të ardhurave të munguara në Buxhetin e Shtetit. Të gjitha të ravijëzuara dhe përmbledhura në dosje të përgatitura me kujdes dhe përgjegjshmëri. Gati një denoncim në javë (një kallëzim penal në javë) në 2186 ditë ose mbi gjashtë vjet! Ky institucion nuk ka kursyer denoncime ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike në vitet 2012-2013 në pushtet, dhe më vonë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me bindjen se korrupsioni nuk është as blu dhe as rozë, por i zi. Pikërisht kjo shpërfillje ndaj fuqisë politike të momentit në pushtet dhe respekti e përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare të profesionit...

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën "Telegraf"