Nesër do të lexoni/ Farsa e bashkëqeverisjes

703
Koço Broka
Ekonomist
Një nga pretendimet kryesore të pas zgjedhjeve të Qershorit të këtij viti, të kryeministrit, mbasi fitoi i vetëm mazhorancën, ishte dhe mbetet pa dyshim, bashkëqeverisja. Koha e harxhuar në takimet e drejtpërdrejta të anëtarëve të kabinetit kryeministror dhe vetë Kryeministrit me qytetarët, në fakt është mbresëlënëse. Nëpër biseda të njerëzve të zakonshëm, rëndom ka filluar të qarkullojë qarja e hallit të Ministrave, apo deputetëve të ndryshëm të mazhorancës, se në cilën bashki do të të jenë të shtunën apo të dielën, për të shoqëruar kryeministrin?! Në se hap faqen e Kryeministrit, lexon, “Bashkëqeverisje me njerëzit në të gjithë procesin politik-bërës dhe vendimmarrës” “Bashkëqeverisje me qytetarët për ndërtimin e një administrate në shërbim të publikut” Me qytetarët për prioritetet e qeverisjes”, ” Me qytetarët për të ndërtuar mekanizmin e bashkëqeverisjes” “Zyrat e shtetit të jenë të njerëzve të zakonshëm” “Së bashku mund të zgjidhim problemet e krijuara nga burokracia” “Buxheti 2018 në konsultimi me qytetarët e…”“Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me gazetarë” …etj. Platforma on line është fakt një fakt real, po ashtu dhe takimi me koordinatorët e zyrës së bashkëqeverisjes me njerëzit:.. Ndërkohë mendoj se pavarësisht nga ballafaqimi i fortë e kryeministrit me gazetarë dhe median, kundërshtitë e para filluan të pasohen me shfaqe elementësh sinergjie. Nuk janë të pakta ndodhitë, dhe qëndrimet e mjedisit të medias por dhe gazetarëve të ndryshëm, përfshi fakultetin përkatës, të kthejnë sytë nga vetja, nga mangësitë e raportimit të saktë…për tu bërë më të besueshëm. Evropianë, duke filluar nga drejtuesit e Deutsche Welle, apo gazetarë të shumtë kanë ardhur në Tiranë për “Ditët e Medias në Ballkanin Perëndimor” duke shkëmbyer e ndarë ide mbi rritjen e rolit të medias në shoqërinë e sotme…Megjithatë nuk ka vend për ngazëllim. Një pjesë e medias, sidomos asaj investigative, ka ngritur problemin e nivelit shumë të lartë të fitimeve të ndërmarrjeve koncesionare, krahasuar me ato të ndërmarrjeve të tjera private. Është folur shumë për transparencën që duhet të bënte e bëjë Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, megjithatë, mjafton të mbahet parasysh se dhe vetë kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës nuk e ka mundësuar këtë informacion dhe shumëkush ndan të njëjtin shqetësim me të për të kërkuar. Pavarësisht se nuk është lehtë të vendoset kufiri se ku vazhdon demagogjia, dhe ku është angazhimi për të përdorur këta elementë të demokracisë, si një burim dhe forcë për ti shpënë punët më përpara si të Qeverisë por dhe mbarë ekonomisë shqiptare; në vetvete nuk kam asnjë dyshim për rolin e posaçëm të këtij aspekti të demokracisë, bashkëqeverisjes me qytetarët. Sapo kishim kaluar nga tetëvjecarja në gjimnaz, isha ende adoleshent, por nuk mund të mos na të tërhiqte vëmendjen të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës, rrëfenja e mësuesit të Vizatimit Teknik, në klasën e IX-të, pesëdhjetë vjet më parë. Nga kushdo mund të mësosh,- do të na nënvizonte Ai gjatë pauzave kur ne bënim vizatimin dhe Ai na mbikëqyrte.:- Në Greqinë e lashtë, ishte një burrë shumë i ditur, shkencëtar siç i themi sot, më i mençuri… Donte të ndizte duhanin dhe i thotë të nipit, shko më sill një thëngjill për të ndezur çibukun. Por kur u nis fëmija, burri bëhet merak, si nuk i thashë të marrë diçka për të vendosur thëngjillin, mos e sjell në dorë, ka për të djegur dorën?! Dhe u nis dhe vetë aty ku ishte prushi, ku ishte zjarri. Por nuk duhet të bënte shumë hapa se i nipi po kthehej. Ai kishte hedhur një shtresë të trashë me hi në pëllëmbë të dorës dhe mbi të kishte vendosur thëngjillin të ndezur… Kjo nuk i kish vajtur në mendje burrit të mençur. Nga kushdo mund të mësosh në se do, do t’i thoshte vetes burri i mençur. Në radhë të parë është, nëse realisht do të mësosh…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal