Nesër do të lexoni/ Evdal Nuri: Të papunët ..!

1036
I gjen kudo. Në fshat, por më tepër në qytet. Të moshave e sekseve të ndryshëm. Në lagje, rrugë, kafene, por dhe në çdo familje. I gjen kudo dhe në Botë. Jo pak, por mbi një milion. Shqiptarë ka dhe në emisferën e veriut në Islandën e ftohtë, dhe në atë të jugut në Australinë e Zelandën e Re të largët. I gjen për një jetë më të mirë, mbase atje ku kanë lindur s’pyesin s’i janë e çfarë hanë! Digjen në verë, mbyten në dimër. Dhe natyra “sikur hakmerret”! Në dukje ka interesim. Qeveritarët ” i qajnë hallin”, por gjë s’japin. U kërkohet “llogari” pse shtëpitë i kanë ndërtuar në fushë e jo në kodra. Mirë e kanë, por ja që kjo u bë. Ju, apo të tjerët që ishin para që kanë patur pushtetin, s’i thanë asgjë! Ka dhe nga ata që kanë marrë rrugën e krimit, drogës, apo prostitucionit! Shpjegoje s’i të duash, por fakti është që ka e s’janë të pakët! Këtu të thonë “ka punë, por duhen zanatçinj”. 27 vjet e kanë patur pushtetin si të majtët ashtu dhe të djathtët, si nuk i shkoi në mend që ky vend paska nevojë për profesionistë!? Nga Shqipëria në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil rreth 28.000 persona. Ikin, jo nga qejfi, por nga halli. Ikin se s’ka punë, por dhe paga mujore është qesharake. Atje ku janë ato para i fitojnë për 3-4 ditë! Kjo gjendje e dëshpëruar na ka sjellë varfëri e dëshpërim. Na ka venitur besimin, “vrarë” shpresën. Kjo i ka detyruar njërëzit të kërkojnë mirëqënie larg, shumë larg atje ku nuk mund ta gjejnë! Të kërkojnë azil politik apo ekonomik rrugëve të Botës, me apo pa dokumente, duke rënë pre e trafikantëve që pasurohen me fatkeqësinë e tyre. Por ç’thotë Ministri i financave? “Ai u shpreh se zhvillimet pozitive dhe rritja ekonomike nuk janë thjesht statistika, por reale.” Sipas Ministrit në 4 vite janë hapur 260 mijë vende pune, ndërsa në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune, por duhet kualifikimi i duhur”. Hajde besoji! 2 variante. Nga njëra anë realiteti e nga ana tjetër deklaratat e ministrit. 
-Shifra dhe fakte shqetësuese! 
Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7 për qind (ku nga tre punon vetëm një), se sa për personat me arsim bazë 8 apo 9-vjeçar. Një të tretën e të papunëve e zënë moshat deri në 30 vjeç…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal