Nesër do të lexoni/ Evdal Nuri: Drogë, vrasje, varfëri…!?

918
Janë tri fjalë me dy dhe tri rrokje, që jo vetëm na shqetësojnë, por dhe na revoltojnë. Ato pasqyrojnë realitetin e jetën e përditshme . S’duam t’i kujtojmë, por i shohim çdo mbrëmje në emisionin qendror të lajmeve e të nesërmen në faqet kryesore të gazetave! E para “të pasuron”, por po u ngatërrove, jeton me ankthin e të dytës. E treta, s’merret me të parën e s’ka frikë nga e dyta. Ngushëllohet me gjendjen e dëshpëruar e dëgjon të dy anët e politikës, se ç’do bëjë me ta?! 
1-Droga, po na turpëron! 
 Shqipëria njihet si vend i prodhimit të hashashit. Ky nuk është lajm i ri. Lajm i ri s’është po ashtu as që Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të drogës, që vjen nga vendet e Lindjes. Megjithatë Shqipëria përmendet gjithnjë kur flitet për drogën në Evropë. “Kjo më shumë, sepse shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të drogës në shumë pjesë të Evropës. Ja shembulli i fundit. Dy grupe të mëdha kriminale të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë shkatërruar në Bari të Italisë. Janë arrestuar 43 persona, nga të cilët 22 shqiptarë. E prodhojmë vetë, por na vjen dhe nga jashtë. Ka një kombinim të grupeve…


Për më shumë lexoni neser ne Gazetën “Telegraf”
Sigal