Nesër do të lexoni/ Dr. Qemal Lame: Shqiptarët ortodoksë në Ballkan

48
Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan e në Evropë. Këtë të vërtetë historike e vëmë në qendër të vëmendjes në çdo rast që mohohet, lihet në harresë apo falsifikohet historia e shqiptarëve dhe popujve të tjerë ballkanikë. Prandaj, mirëpresim përfundimet objektive të studiuesve të historisë dhe zgjidhjen e probleme madhore në konferenca dhe botime shkencore. Po kështu tregojmë interesimin e merituar, edhe për deklarimet për të vërtetën për shqiptarët që bëjnë personalitetet politike të shteteve të tjera, sidomos ato fqinje. 
Në kushtet që diskutohen zgjidhja e problemeve të mbartura historikisht në Ballkan, vlerësimi i drejtë i së vërtetës për shqiptarët ndikon pozitivisht në klimën politike, opinionin shoqëror, në besimet fetare, miqësinë, paqen e sigurinë në Ballkan. Një zë objektiv u dëgjua publikisht në Maqedoni. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaron me sinqeritet dhe shpjegon se është shqiptar ortodoks. Gjatë vizitës së tij sot, më 17 shkurt 2018, në Tikvesh, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me, sipas tij, akuzave që Branko Manojllovski ka bërë në adrese të Ramnilla Sheqerinskës, se Radmilla Sheqerinska është shqiptare ortodokse…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”