Nesër do të lexoni/ Dr. Jorgo Mandili : “Alkimistët” mediatikë të kuletës dhe “priftërinjtë” e së vërtetës

544
Tashmë, asnjë nuk e mohon se në Shqipëri është instaluar një shtet luksokratik, ku politikanë, pushtetarë, e shumë të tjerë përfaqësues të strukturave të shtetit (drejtësia, administrata, policia dhe akademizmi), kanë akumuluar për një kohë relativisht të shkurtër nga hiçi, nëpërmjet vjedhjes, korrupsionit dhe abuzivizmit aq pasuri marramendëse, sa që do t’ua kishin zili edhe shumë biznesmenë të suksesshëm të botës perëndimore që kanë trashëguar pasuri në breza e kanë punuar me përkushtim një jetë të tërë. Ndërkaq, pas etjes për pasuri deri në pangopësi, shumicës prej tyre (mediokër, vulgarë, injorantë me diplomë, pa skrupuj), u lindi dëshira për pushtet, lavdi e kënaqësi epshore. Rrethanat ku jetojnë tashmë i llastojnë dhe mendojnë, se nuk kanë kurrfarë pengese a detyrimi për t’u ndalur në këtë lloj sjelljeje feudale. Dhe në mënyrë kapricioze mendojnë se asgjë nuk i ndal në rrugën e tyre drejt politikës dhe pushtetit. Kjo babëzi e pashembullt e këtyre “feudalëve” të këtij regjimi “hibrid”, që është instaluar gjatë këtij çerekshekulli në Shqipëri ka krijuar edhe pabarazinë dhe padrejtësinë sociale më të madhe dhe polarizimin më të skajshëm midis të pasurve dhe të varfërve. Duke e transformuar këtë vend në një vend “të çuditshëm të Ballkanit ku jetojnë gratë më të bukura, por lindshmëria në rënie, ku të papunët më së shumti punojnë, ku të gjithë nxitojnë për në punë dhe askush nuk arrin në kohë, ku 8-orëshi i punës zgjat 12 orë, ku shëndetësia është pa pagesë, por shërimi i shtrenjtë, ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që iu urdhërohet, ku sekretet shtetërore janë publike, ku historia përsëritet çdo ditë, ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar, ku padituria është e certifikuar me diploma false, ku më të mençurit i deklarojnë të….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”