Nesër do të lexoni/ Dr. Diana Skrapari: Marrëveshja bërthamore e Iranit, e vënë në pikëpyetje nga Presidenti Trump

559
Marrëveshja bërthamore e Iranit, e vënë në pikëpyetje nga Presidenti amerikan Donald Trump

Dr. Diana Skrapari

Marrëveshja bërthamore iraniane u nënshkrua nën administrimin e Barak Obamës. Por sipas presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, “është marrëveshja më e keqe që ka ekzistuar ndonjëherë.” Marrëveshja bërthamore iraniane u bë në korrik 2015 midis Iranit dhe fuqive ndërkombëtare, përkatësisht Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kinës dhe Rusisë dhe ishte fryt i 20 muajve negociatash. Sipas marrëveshjes, nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Irani bie dakord të shkëpusë planin e tij të armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve që janë imponuar për ta detyruar atë të respektojë këtë marrëveshje. Megjithatë, Irani ruan të drejtën për të zhvilluar një program bërthamor për qëllime civile, domethënë për përdorim në fushat mjekësore, industriale ose tregtare, sigurisht, në përputhje me rregullat ndërkombëtare të mospërhapjes. Nëse marrëveshja lejoi fuqitë nënshkruese për të siguruar që Irani të mos bëhet….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal