Nesër do të lexoni/ Djathtas pa Të djathtë

146
Vangjush Saro
Në Shqipëri, e djathta vazhdon të jetë më shumë, një koncept se sa një realitet, dhe vetëm sa përmendet herë pas here. Edhe ajo pjesë formale e saj, që pretendon se shikon djathtas, është konfuze, e paorganizuar dhe ndonjëherë qesharake. E djathta ka një histori komplekse. (“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik.” Thotë Isadora Duncan tek “Jeta ime”) Ishte e natyrshme që Lufta e Dytë Botërore, e cila në Shqipëri, në sensin lokal, u cilësua Lufta Nacional-Çlirimtare, të sillte ndryshime në të gjithë hartën e botës, në çdo vend të saj pothuaj. Te ne, krahasuar me pjesën tjetër të Evropës Lindore, ku gjithashtu u vendos sistemi komunist, ky skenar i propoganduar si rend i ri e shpëtimtar, u realizua shumë më ndryshe dhe me ngarkesa tejet ideologjike, që u shoqëruan edhe me shpërthimin e mërive dhe urrejtjeve krahinore, deri ngushtësisht lokale, si dhe me interpretime të skajshme të luftës klasore. Është një fakt i pamohueshëm përndjekja e së djathtës dhe, në veçanti, e elitës intelektuale shqiptare, sidomos në mesin e shekullit XX. (“Përndjekja, e gjithë historia e botës është e mbushur me të…” Xh. Xhojs…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….