Nesër do të lexoni/ Auditimi si përmirësim i performancës qeverisëse

890
Nga: Mimoza Lloji, 
Audituese e Lartë, KLSH 
Integriteti, kompetenca dhe transparenca janë tre faktorët nga të cilat varet besimi i qytetarëve ndaj një qeverisje. Një auditim cilësor që manifeston të tre këta tregues, ka potencialin të rrisë besimin e qytetarëve tek qeverisja. Promovimi i ndershmërisë dhe qeverisja kompetente janë thelbësore në përmirësimin e punës së një Qeverie. Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucionit më të lartë publik që kryen auditimin e jashtëm në vendin tonë, kanë detyrë parësore të promovojnë integritetin dhe kompetencën profesionale të strukturave qendrore të qeverisjes, por ky proces është gjithëpërfshirës. Përbën detyrë dhe angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve, përfshi zyrtarët e zgjedhur, administratën publike, shoqërinë civile, median etj. Efektiviteti i auditimit varet nga faktorë që lidhen me këtë proces drejtpërsëdrejti, si dhe nga perceptimi mbi rolin e tij nga vetë audituesit dhe të audituarit. Rezultati që del pas një procesi transparent auditimi është vlerë e shtuar në veprimtarinë e entiteteve qeveritare. Shpesh kjo vlerë e shtuar nuk është shumë domethënëse nga pikëpamja ekonomike direkt, por vlera që sjell në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut është dukshëm pozitive, duke realizuar ndryshimin pozitiv të perceptimit të publikut dhe qytetarëve, por edhe të vendim-marrësve qeveritarë, kundrejt procesit të auditimit, duke e konsideruar tashmë këtë proces si domosdoshmëri dhe nevojë. Kuptimi si vlerë e shtuar i ndihmon njësitë qendrore të qeverisjes për të realizuar një analizë gjithëpërfshirëse e të thellë të çështjeve të audituara, duke i parë si një e tërë. Kjo mënyrë i aftëson ato në përcaktimin e saktë dhe profesional të problemeve, dhe mbi këtë bazë, rezultatet e auditimit i ndihmojnë bordet/dhe organet vendimmarrëse të enteve qendrore qeveritare të marrin masat e duhura. Një qeverisje e mirë duhet të mbështetet fuqishëm në përgjegjshmërinë menaxheriale të drejtuesve të saj në të gjitha nivelet. Këta të fundit në veprimtarinë e tyre duhet të respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë dhe të transparencës në menaxhimin e fondeve publike. Ata duhet te mësohen te japin llogari për veprimet e tyre dhe rezultatet ekonomike që burojnë prej aktivitetit publik të tyre, përpara organit që i ka emëruar ose u ka deleguar përgjegjësinë. Kjo bëhet shumë e dukshme dhe thelbësore në auditimin e veprimtarisë së ministrive publike. Përgjegjshmëria menaxheriale është themeli mbi të cilin ngrihet dhe funksionon efektivisht sistemi i kontrollit të brendshëm në njësitë publike, qofshin qendrore, lokale apo të niveleve të tjera…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal