Nesër do të lexoni/ Askush nuk beson më se do të arrestohen të korruptuarit e politikës dhe gjyqësorit

Bardhyl Berberi
Pasuria e qytetarëve dhe shtetit e vjedhur nga bandat kriminale politike të pushtetit të kaluar dhe atij aktual, duhet t’u konfiskohen atyre dhe t’u kthehet qytetarëve! Shqipëria asnjëherë nuk do të jetë shtet demokratik dhe ligjor, përderisa nuk dënohen krimet dhe kriminelët, nuk marrin dënimin e merituar oligarkët, vjedhësit e pasurisë së qytetarëve dhe të shtetit! Nga ndërrimi i pushtetit komunist me atë demokrat e deri më sot, vlerësohet se janë vjedhur pasuri dhe para nga qytetarët dhe shteti, dhjetëra e dhjetëra miliardë euro… Kush është dënuar në këtë shtet deri më sot për këto krime, për këtë vjedhje të shekullit, nga bandat politike kriminale në këto 26 vjet në të gjitha nivelet?! Cilit ish-politikan, pushtetar, oligark, kriminel, i është konfiskuar pasuria që e ka vjedhur, uzurpuar ose përvetësuar në mënyrë të paligjshme në këtë shtet?! Këtu si në asnjë shtet tjetër vidhet thesari, banka e shtetit. Drejtori i bankës edhe pse shkarkohet, pas skandalit fiton gjyqin dhe merr qindra milionë lekë dëmshpërblim, a e kuptoni se ku jetojmë…dhe çfarë gjyqtarë kemi nëpërkëmbë?! Çdo qindarkë e kësaj pasurie dihet ku ka përfunduar, vetëm duhet që të ketë vullnet politik dhe transparencë, përgjegjësi qytetare dhe atdhetare, forca demokratike në pushtet dhe kapacitete shtet-ndërtuese, që kjo betejë të shkojë deri në fund, në rrugë ligjore!
Po kush do t`i gjykojë këta hajdutë kur vetë ata që duhet të vendosin drejtësi janë krye hajdutë dhe bashkëpunëtorë me pushtetarët që kanë kryer afera nga më skandalozet. A mund të ndodhë që të mbyllen aferat korruptive të CEZ-it ...
Për më shumë do të lexoni nesër në gazetën Telegraf