Nesër do të lexoni/ Akademia e shkencave në forumin shkencor ndërkombëtarë mbledh ekspertët më të mirë

Prof. Bushati, në këtë periudhë institucioni juaj është përfolur shumë nga qeveria, media, madje dhe nga një akademik i saj, ju keni zhvilluar një forum shkencor me një pjesëmarrje të gjerë të ekspertëve të fushës, jo vetëm nga Shqipëria, Kosova por dhe nga Italia.
Është e vërtetë kjo, por se mund t’u them se tashmë ky problem është i trajtuar gjerë dhe aktualisht funksionon një grup pune i Asamblesë së Akademisë. Është përgatitur një draft platformë e ballafaquar edhe në një takim të kërkuar nga akademikët me Kryeministrin Rama dhe po punohet për një reformë që do të përgatitet nga akademikët në bashkëpunim me qeverinë për strukturën e saj në harmoni me strukturën e kërkimit shkencor në Shqipëri; reforma do të përfshijë misionin e saj, strukturën dhe amendimet përkatëse legjislative. Kjo është dakordësia e qeverisë me Akademinë, besoj se me këtë i përgjigjem saktë pyetjes tuaj. Nga ana tjetër ju siguroj se Akademia nuk është ajo e të thënave në disa media pasi ka edhe shumë të pavërteta, që janë rezultat i mosinformimit të mirë; Akademia ka punuar me hapësirat e ligjit të saj, strukturës dhe buxhetit të dhënë për kërkim.
Profesor Bushati, le të flasim pak për këtë veprimtari dhe pse pikërisht me këtë tematikë?
Organizuam këtë konferencë shkencore me një nga tematikat prioritare mbi “Kultivarët e vendit të pemëve frutore, hardhisë, ullirit dhe agrumeve në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimi i sistemit shkencor i certifikimit për prodhimin e fidanëve” nën këndvështrimin e botimit të ri shkencor “Pemëtaria dhe vreshtaria në Shqipëri dhe Kosovë” (Kultivarët e vendit dhe prodhimi i fidanëve të pemëve frutorë, hardhisë, ullirit dhe agrumeve), realizuar në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit Shkencor dhe Artistik midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, botim i cili është produkt i një pune të gjatë për realizimin e projektit “Inventarizimi i virozave dhe shëndetësimi i materialit mbjellës të specieve frutore dhe vreshtave në Kosovë dhe Shqipëri”, përsëri në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy akademive; botimi i ri është fryt i punës së 27 autorëve nga Shqipëria dhe Kosova, specialistë të njohur në fusha të ndryshme të frutikulturës, të fitopatologjisë, biologjisë molekulare, bioteknologjisë, njohës të legjislacionit evropian dhe shqiptar për certifikimin e fidanëve të drurëve frutorë. Me këtë rast dëshiroj të vlerësoj punën disa vjeçare të ekipit shkencor në Shqipëri dhe atij në Kosovë, që me përkushtim ka realizuar projektin dhe botimin. Veçanërisht ky studim multidisiplinor në bujqësi ka bashkuar një numër të madh specialistësh nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike të akademive të Shqipërisë dhe Kosovës, disa institucione shkencore e mësimore si nga Universiteti Bujqësor i Tiranës e Universiteti i Tiranës; Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës; ekspertë italianë dhe shqiptarë nga Instituti Agronomik Mesdhetar në Valenzano të Barit në Itali; nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë etj...
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf