Nesër do të lexoni/ Agron Duka: Edi Rama duhet të dorëhiqet si kryeministër

626
Jakup Gjoca

Sigal

Kryeministri Rama negocion me Greqinë, si inferior, nga halli i votës për në BE, protesta e 3 shkurtit, qëndrimi i PAA, Reforma në Drejtësi, Kryeprokurorja e Përgjithshme, implikimi i ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, roli i ambasadorëve dhe Kodi i ri Zgjedhor …

Agron Duka, Kryetar i PAA

Në bisedat paraprake midis palëve, Kotzias ka kuptuar që Ramës i duhet vota e Greqisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE. Nisur nga ky avantazh, grekët do të përfitojnë sa më shumë, jo vetëm në tryezën e negociatave, por edhe nga pikëpamja e imazhit. Le të kujtojmë se në Greqi, shumë shpejt, do të ketë zgjedhje, dhe Kotzias synon të maksimizojë mbështetjen rreth tij. Pra ky avantazh e bënë palën shqiptare të kërcënueshme

Agron Duka, Kryetari i PAA, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon qartazi se Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse mban përgjegjësi të plotë politike për moskontrollimin e territorit të Shqipërisë në kultivimin masiv të Hashashit, si edhe për implikimin e ministrave të tij në trafiqe ndërkombëtare të Hashashit. Zoti Duka thotë për gazetën “Telegraf”, se ministri i jashtëm Grek e ka kuptuar që kryeministri Rama është inferior në bisedimet dypalëshe, për nevojën që ka për votën greke për hapjen e negociatave, ndaj edhe përpiqet të përfitojnë sa më shumë. Zoti Duka, duke iu referuar pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë së Ramës për shitjen e territorit shqiptar Greqisë, thotë se ne, si popull po humbasim kulturën e të protestuarit. Zoti Duka, thotë se, tashmë është domosdoshmëri që në zgjedhjet e ardhme parlamentare të bëhen me Kod të ri Zgjedhor, por akoma nuk mund të thotë me siguri, nëse kryetari i PD-së do të këmbëngulë fort, që Opozita të kërkojë njëzëri ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor. Ndërsa, për Reformën në Drejtësi, zoti Duka pohon se po spekulohet në ndarjen e “peshqve” të mëdhenj dhe të vegjël, por në drejtësi duhet të japin llogari të gjithë fajtorët, pa përjashtim.
-Zoti Duka, sipas jush, përse të shtunën më 3 shkurt kishte shumë herë më pak protestues, të cilët protestuan para Kryeministrisë për marrëveshjen Detare të Kryeministrit Rama me Greqinë, në krahasim me 27 janarin 2018? …



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”