Nesër do të lexoni/ Adriatik Ago: Riorganizimi i policisë së shtetit në nivelin vendor, domosdoshmëri

129
Miratimi i paketës së ligjeve për reformën në drejtësi, detyrat që janë sanksionuar tashmë në shumë dokumente të Ministrisë së Brendshme apo Policisë së Shtetit, si dhe nismat e reja të ndërmarra në drejtim të përmirësimit të elementëve të sigurisë në vend si, operacioni “Forca e Ligjit” apo krijimi i strukturave të Task Forcës në qendër e në bazë, kanë krijuar një taban të fuqishëm për riorganizimin e shërbimeve policore në tërësi, e kryesisht në nivelin vendor. Këto nisma të materializuara në programe e plane vjetore e afat mesme, kanë hapur horizont për të përzgjedhur për kushtet e vendit tonë, modelin më të mirë të mundshëm të policisë, si për strukturat që merret me shërbimet parandaluese, ashtu dhe për ato të hetimeve paraprake, por të evidentuar tashmë si ndër hallkat më të dobëta në tëre organigramën strukturore të saj . Evidentimi i nivelit të ulët është bërë jo vetëm nga auditet e brendshme të vet policisë së shtetit, por dhe të aktoreve të tjerë të jashtëm, që në analizat e vlerësimit të përfomancës së sigurisë, kanë arritur në këto konkluzione. Në lidhje me këtë objektiv, është realizuar në vitin 2015, studimi me objekt, “Organizimi i Policisë së Shtetit në Nivelin Vendor”, studim i kryer në bashkëpunim me asistencën e ndërkombëtareve, i cili fatkeqësisht, vendimmarrja e asaj kohe nuk e implementoi. Aty janë argumentuar, modeli i organizimit të policisë, si faza e parë në nivelin vendor, duke i dhënë përparësi modelimit të strukturave të reja…



Për më shumë lexoni nesër në Gazetës ” Telegraf”