Në PD vazhdon rruga e hipokrizisë

185
Mark Topollaj
Kino-Regjizor
Historia e PD-së është historia e të vdekurve dhe trishtimi i të gjallëve
Kriza politike dhe ekonomike e totalitarizmit i bashkoi vendet e Evropës kundra dhunës me një shpejtësi komunikimi të çuditshme. Evropa e pati kuptuar me kohë, se njeriu është një pasqyrë hyjnore, por dhe një qenie e vdekshme. Jeta, në kompleks, është një e vërtetë e madhe njerëzore dhe nuk duhet dhunuar. Mbas rënies së murit të Berlinit edhe Shqipërisë iu dha mundësia që të lëvizte me harmoninë e të gjithë popujve të Evropës. Por Shqipëria ishte e minuar. Një popull pa eksperiencë demokratike eci si ajo delja qorre mbas ‘kumonës’. Propaganda kundra komunizmit filloi të vinte nga një rrugë e paditur. Kush bërtiste më shumë kundra komunizmit turma i shkonte prapa. Më shumë çirrej Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Ishin të porositur. Këto insekte vdekjeprurës e helmuan jetën e përditshme. Ngacmimi i jetës njerëzore e zvogëloi luftën kundra murtajës së zezë. Nuk mund të merrej me mend se e keqja nuk ekziston duke thirrur ‘Poshtë komunizmi!’. Populli ynë priste të bashkohej kundra së keqes si bukuria që bashkohet me trupin. Liderët e demokracisë ishin grevëthyes. Ramiz Aliaija kishte venë eshkën dyshekut të demokracisë. Tymi doli me vrasjen e Arben Brocit me shokë në Shkodër. Të përndjekurit prisnin drejtësi nga ajo parti që nuk i pranoi në gjirin e vet. Thirrja plot dëshpërim e tyre: “Të bëhemi si gjithë Evropa!” gjeti mospërfilljen. Memrukët e kopukët e të dy krahëve zgjodhën heshtjen. Asnjëherë nuk iu dha mundësia për njohjen e të drejtës së dhunuar fizikisht e moralisht. Kundra pozicioni në mes – grevëthyes dhe dëshirës së vlerave njerëzore – krijoi një element pa precedent. Në Lezhë kam qenë prezent kur Azem Hajdari theu bankën dy herë me disa njerëz që e rrethonin. Në fshatin Zejmen të Lezhës në oborrin e një shtëpie kishin futur një diagaçe (makinë ushtarake) ku shkruhej: “Shitet”. Këto e shumë të tjera tregojnë se PD po rritet duke i ngjarë vetëm vetvetes. Dinamika shkatërruese e kësaj partie ka nënvizuar një përcaktim që frenonte transformimin e shoqërisë. Historia e PD është historia e të vdekurve dhe trishtimi i të gjallëve. Shkatërrimi total u quajt ideologji e përdhosur ose kultura e vjedhjes masive. PD me në krye Sali Berishën ka mësuar nga kultura serbe hapjen e varreve gjigante në tokë dhe në det. Dimensioni shpirtëror dhe ai trupor sipas Martin Lutero De Lucas janë dy sjellje, të cilat së bashku mund të jenë hipokrite. Pra Sali Berisha zgjodhi rrugën e hipokrizisë në PD. Zoti Basha nuk e di se si erdhe në PD, por asnjëherë nuk të kemi dëgjuar të bësh një analizë të vazhdimësisë së dështimeve të njëpasnjëshme në fushën e luftës ndaj krimit ekonomik, politik dhe atij njerëzor. Po ju të revoltuarit e PD thuajeni arsyen, pse kjo parti ka paqartësinë e drejtësisë. Pse u është frenuar mendimi? Ngjarje jonë monstruoze dhe tragjike! Vullkani i Vezuvit e goditi Pompein. Kjo ishte një katastrofë natyrore shkatërruese. Për 8 orë lava përvëluese varrosi shtëpitë dhe njerëzit dhe çdo gjë që kishte krijuar dora e njeriut. Pas 17 shekujsh nga kjo katastrofë natyrore si një rrufe në qiell të kthjellët goditi Gërdecin tonë. Toka oshtinte. Qielli u mbulua me re të zeza. Gërdeci u asfiksua. Zorzopët e kopukët e politikës i mblodhi kjo gjëmë kombëtare e shkaktuar nga dora e njeriut. Toka lëkundej nga shpërthimet e armëve vrastare. Një krah i gjatë ra mbi shpatullat e Sali Berishës. Ishte krahu i Edi Ramës. Nuk kishte fjalë. Vështrimi i heshtur ishte i kuptueshëm. Ulërimat njerëzore gërvishtën qiellin. Ata që ishin prezent në Gërdec u dogjën për së gjalli. Ku ishit atëherë ju të revoltuarit e PD? Deri më sot askush nuk është përgjigjur. Kjo tregon se kemi prezantuar paaftësinë intelektuale duke e krijuar një vështirësi kaotike me të qenit në politikë. Zoti Basha, ti nuk ke mundësi të frenosh spektaklin e mjerimit. Nuk ke mundësi edhe të privatizosh partinë siç bëri Sali Berisha. Në rrugën e hipokrizisë që ke zgjedhur nuk ke mundësi t’i shtosh popullit asgjë tjetër, vetëm kapacitetin e vuajtjes. Mendimi i të kundërtave në brendësinë e shoqërisë demokratike ishte frenuar që në hapat e para dhe ti nuk mund ta superosh. Përvetësimin e parave të popullit në rrugën e kombit ti ke dëshirë t’i kthesh, por nuk t’i jep Saliu. Si njeri xhentil dhe i buzëqeshur i dhuruat detin Dora Bakojanit për ditëlindjen e vajzës. Ndoshta kjo dalje të jep një krenari të zgërdhime bashkë me Sali Berishën apo jo?! Kjo parti në vazhdimësi ka shprehur entuziazëm për përvetësuar kulturën e krimit. Ti Zoti Basha, për vrasjen në bulevard a do të bësh autokritikë apo nuk të lë Saliu. A di të na thuash Zoti Basha, pse Edi Rama me gjithë zotimet e premtimet se do të verë drejtësinë në vend për vrasjen në bulevard, u tërhoq? Mos e ka frikë Saliun? Po ti, zoti Basha e ke frikë Saliun? A është Sali Berisha ai që shkatërroi ekuilibrin e demokracisë dhe vendosi në brendësinë shpirtërore të popullit të keqen siç janë vrasjet e pa menduara kurrë ndonjëherë? A është kjo arsyeja për të zbuluar trazirat dhe shkatërrimet e PD? Në qoftë se jo, mos jeni ju shkaku, Zoti Basha? Në qoftë se të revoltuarit që ti i nxore jashtë nga politika e njohin vetveten dhe, në qoftë se e njohin, a janë në gjendje që ta mëkëmbin PD. Për të njohur të vërtetën, thotë Sokrati i madh, është e domosdoshme që të bëhet një analizë e mendimit racional dhe atij shpirtëror. Ky mendim sokratik është arsyeja që duhet shprehur në qartësi civilizimi i humbur në PD.
Zoti Basha, hiqe mendjen, se ardhja jote do ta shpëtonte Shqipërinë. Është mirë të largohesh që të mëkëmbet PD-ja.