Nderim pёr njerёzit e punёs së Kombinatit Metalurgjik !

1420
Nga Pandeli BARDHI 
Kur shoqёria krijohet nёpёrmjet punёs, mbetet njё krenari dhe kёnaqёsi shpirtёrore. Aq e vёrtetё ёshtё kjo, sa qё edhe mbas disa dekadave tё shkatёrrimit tё Kombinatit tё Madh Metalurgjik, ata qё e ndёrtuan, ata qё derdhёn djersёn, ata qё sakrifikuan nё ndёrtimin e kёsaj vepre tё Madhe kujtohen dhe nderohen me respekt…Pёr tё disatёn herё qysh nga fillimi i vitit tё kaluar punonjёs tё ndryshёm, kuadro e specialistё, teknikё e inxhinierё qё punuan nё kёtё vepёr tё madhe, takohen e çmallen me njёri tjetrin. Shumё prej tyre, janё ndarё nga jeta. Edhe ata, kujtohen me mall e dhimbje nga shokёt e tyre tё punёs qё sё bashku kaluan momente tё vёshtira…. Jo mё kot thonё qё shoqёria e krijuar pёr njё kohё tё gjatё e, aq mё tepёr nё kohё tё vёshtira e me sakrifica tё mёdha pёr njёri tjetrin, nuk harrohen kurrё. Janё qindra e mijёra punonjёs, teknikё e inxhinierё, kuadro drejtuese tё tё gjitha niveleve qё morёn pjesё nёndёrtimin dhe shfrytёzimin e kёsaj vepre tё madhe gjigande. Sot, kur kanё kaluar shumё kohё, megjithё peshёn e viteve qё mbajnё mbi supe ata krenohen, por edhe trishtohen tek shohin me sytё e tyre se ku ka shkuar djersa dhe puna e tyre. Punuan pёr dekada tё tёra nё ato vite tё vёshtira, nё vitet mё tё bukura tё jetёs sё tyre, por qё sot, shohin qё kёto vite kanё shkuar kot. E megjithatё, janё krenarё.. Ata, takohen me mall e lotё, pa pyetur tё kujt krahu janё, nёse janё tё majtё apo tё djathtё… Edhe kjo, ёshtё njё vlerё qё Kombinati i Madh Metalurgjik, e “prodhoi” pёr tё mos u “shembur” kurrё! Pavarёsisht asaj qё Kombinati Metalurgjik, e realizoi po nuk e “shijoi” si duhet qёllimin pёr tё cilin u ndёrtua, prodhimin e çelikut tё parё tё markёs shqiptare, ai nxorri “prodhime” shumё mё vlefshme se sa celiku. Shumёkush sot, e quan Kombinatin Metalurgjik sot, njё “vjetёrsirё”, njё vepёr “demode” etj. E quajnё atё si njё vepёr qё tashmё “ёshtё varrosur, bashkё me sistemon komunist”! Por nuk janё tё kёtij mendimi kёta njerrёz tё mençur e tё ditur qё e ngritёn atё nga themelet, nё kushte tejet tё vёshtira, kur kёrkoheshin sakrifica tё mёdha. Ka ka njё ndryshim midis Kombinatit Metalurgjik dhe ish sistemit komunist. Mbi tё gjitha, ai prodhoi dije shkencore, aftёsoi qindra e mijёra specialistё, teknikё e inxhinjerё tё tё gjitha profesioneve, . Kombinati u bё njё bazё e madhe eksperimentale ku mendimi shkencor, gjente zbatim nё praktikё, duke ecur nё rrugё tё pashkelura deri atёherё Ai nuk egziston si fabrikё, as si ndёrtesa, as nuk prodhon mё. Ai egziston si Universitet, si Shkollё e madhe ku “nxёnёsit” qё dolёn nga qindra “klasa” tё tij, u bёnё mjeshtrat e ardhshёm pёr ndёrtimin e tё gjitha degёve tё ekonomisё. Nё kohёn e sotme, janё tё shumtё ata qё e quajnё atё njё “madhёshti” dhe po tё shumtё janё edhe ata qё e quajnё “marrёzi”! Ёshtё e drejta e gjithsecilit, por ajo c’ka kanё tё pёrbashkёt mendimet e kundёrta, ёshtё ajo qё Kombinati Metalurgjik, mё shumё nga ajo qё u ndёrtua pёr tё prodhuar celikun e markёs shqiptare, mbi tё gjitha,” prodhoi” njё “Universitet” tё Madh, njё shkollё tё madhe tё punёs dhe tё dijes, ku u aftёsuan qindra e mijёra specialistё, teknikё e inxhinjerё, kuadro drejtuese tё tё gjitha niveleve. Nё kёtё kuptim, Kombinati Metalurgjik, nuk ёshtё shkatёrruar..Nuk mund se si tё mos emocionohesh, tek shikon kёta kuadro specialistё apo punonjёs tё thjeshtё tek cmallen me njёri tjetrin me sytё e mmushura me lotё. I vjen keq, tё kthejnё sytё andej, ku kanё mbetur tё vetmit “dёshmitarё” oxhaqet e lartё, tё cilёt kёta, duket sikur mё shumё ngrenё “kryet’ tek shohin ndёrtuesit e tyre,, Kёta duarartё i ndёrtuan atёherё kur ishin energjikё, kur ishin tё rinj nё moshё, kur punonin me vrull pёr tё mos humbur as minutën e kohёs. Sot, janё tё pafuqishёm, jo nga dijet, por nga energjitё, nga forcat.. Kёto, u a kanё lёnё nipave dhe mbesave, ia kanё lёnё atyre qё Kombinati Metalurgjik, tё mos shkatёrroht e tё mos harrohet kurrё!.Nuk do tё ishte e tepёrt, tё bёnim njё analogji midis shoqёrisё sё krijuar nё ndёrtimin e veprave tё mёdha dhe shoqёrisё apo edhe tё dashurisё sё krijuar nё kohёn e kёtij sistemi tё ri, “anarkik”!. “Industria” e sotme, ёshtё ajo e punishteve tё drogёs pёr prodhimin e lёndёve narkotike, pёr shpёrndarjen e tregtimin e saj “Industria e sotme, ёshtё ajo e ndёrtimit tё “bazave” tё prostitucionit e tё trafikut tё qёneve njerёzore. Mbi bazёn e kёtyre “prodhimeve, ndёrtohen edhe marrëdhёniet e marrёveshjet midis njerёzve.
(Për më shumë në Gazetën “Telegraf”)
Sigal