Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

551
Sigal

Nga Frank SHKRELI

Në kryeqendrën e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Bruksel u mbajt këtë javë mbledhja e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare për të biseduar, mbi angazhimin e aleancës perëndimore në luftën kundër të ashtuquajturit “shtet islamik”, në Irak dhe në Siri. Për herë të parë në një takim të tillë, mori pjesë edhe Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes në administratën e Presidentit Donald Trump, Xhim Mattis. Zyra e shtypit e Pentagonit njoftoi, se gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, para se të fillonte takimi i NATO-s me dyer të mbyllura, Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes nënvizoi rëndësinë e aleancës perëndimore. 
Ai theksoi se, “Aleanca e NATO-s mbetet një gurthemel i rëndësishëm, si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për komunitetin transatlantik, pasi jemi të lidhur me njëri tjetrin.” Ai gjithashtu siguroi aleatët se Administrata e Presidentit Trump mbështet fuqishëm Aleancën Perëndimore. Siç dihet, kandidati për president Trump, gjatë fushatës elektorale kishte kritikuar NATO-n, duke venë në dyshim, sipas disa ekspertëve, angazhimin e plotë të tij si president dhe rrjedhimisht edhe atë të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës perëndimore. Prandaj, ky takim në Bruksel, këtë javë, ishte me rëndësi për të siguruar aleatët mbi mbështetjen e vazhdueshme të Washingtonit për NATO-n. Por, përveç se siguroi aleatët për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s nga ana e Washingtonit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes përsëriti gjithashtu edhe qëndrimin e administratës Trump, se vendet anëtare të NATO-s, të cilat përfitojnë nga mbrojtja më e mirë që ekziston në botë, duhet të japin kontributin proporcional për shpenzimet, në mbrojtje të lirisë dhe të demokracisë në vendet anëtare. Ai u citua të ketë thënë se, “Nuk duhet të harrojmë kurrë, se më në fund është liria, ajo që ne mbrojmë, si anëtarë të NATO-s”. Ai shtoi, se kishte në plan të zhvillonte një bisedë të hapët dhe të sinqertë me miqtë dhe me aleatët mbi të ardhmen e aleancës dhe në lidhje me nivelin e angazhimeve të vendeve anëtare të NATO-s ndaj sigurisë së përbashkët. ( Për më shumë nesër në gazetën Telegraf)