Mustafa KOÇERRI / Shqipëria çlirohet, partizani Selman Sela në kampet e përqendrimit në Gjermani

775
Sigal

Janë ndjenjat e larta të atdhedashurisë për ta parë atdheun të lirë e të çliruar nga pushtuesit e huaj, për të gëzuar atë Pavarësi të cilën Kombi Shqipëria e kishte fituar që më 28 Nëntor 1912 kur plaku i urtë, diplomat e patrioti i madh i shqiptarëve Ismail Qemali pas shumë përpjekjesh ngriti në Vlorë flamurin kuq e zi, këto e të tjera vlera  bënë që djali i Kurveleshit Selman Sela të dal partizan. Ai pse pa u rritur mirë duke ndjekur shembullin e babait të tij Dervish Sela, i cili kishte dalë malit për liri dhe ishte pjesëtar në batalionin territorial të Kurveleshit. Ai dallohej për trimëri dhe aktivizim në shumë luftime të kryera. Gjendja ekonomike ashtu si edhe e shumë familjeve të tjera të fshatit Vermik, edhe e asaj të Selmanit ishte e varfër dhe ajo kishte nevojë që ai të kontribuonte me punën e tij në këtë familje. Por ai si shumë të tjerë e shikonin se ekonomia dhe e ardhmja e tyre, por edhe e gjithë Shqipërisë do të përmirësohej duke çliruar më parë atdheun, për tu bërë zot vet ne shqiptarët në vendin tonë. Në muajin shkurt të vitit 1944 pa mbushur ende 19 vjeç, i brumosur nga idetë përparimtare, Selmani doli partizan duke u inkuadruar në grupin e parë të rinis të krahinës së Kurveleshit, grupim i cili më vonë kaloi në vartësi të Brigadës së 12 Sulmuese të Ushtrisë NCL. Kjo brigadë gjatë kësaj Luftës ka kryer detyra të rëndësishme duke kryer disa luftime ku midis të tjerave do të përmendja atë në Shën Vasi të Sarandës, në Delvinë, në Gjirokastër, në Tepelenë, Mallakastër etj.. Një nga luftimet më të ashpra ishte ajo në qafën e Kreshtës në Salari të Tepelenës. Skuadrës ku bënte pjesë Selmani i ishte caktuar detyre që të krijonte lidhje me forcat partizane, të cilat kishin zënë pozicione dhe kryenin luftime për të mos lejuar futjen e forcave gjermane në krahinën e Kurveleshit të Sipërm. Por forcat partizane në këtë mal, për arsye taktike kishin ndërruar pozicione duke u tërhequr dhe vendin e tyre e kishin zënë ato gjermane. Në këto kushte skuadra ku bënte pjesë Selmani gjendet në një befasi të plotë dhe e rrethuar. Nga luftimet e zhvilluara nga partizanët e kësaj skuadre u vra njëri prej tyre, të gjithë të tjerët duke mos pasur mundësi shpëtimi u kapën rob dhe i çuan në komandën gjermane, e cila ndodhej në fshatin Dukaj të Tepelenës. Në garnizonin gjerman në Dukaj, Selmanin dhe shokun e tij Servet Demaj dhe Cuman Hoxha duke i detyruar i vunë të hapnin vet varrin e tyre për ti groposur pas pushkatimit që do t’u bënin, veprim ky tepër çnjerëzor i kryer nga ushtria gjermane. Por një sulëm i befasishëm i forcave partizane ndaj këtij reparti gjerman, bëri që ata të çorientoheshin dhe të mos arrinin dot që të pushkatonin partizanët shqiptar por ti lidhnin e ti merrnin me vete duke u larguar në drejtim të Gjirokastrës, ku i kanë mbajtur 8 ditë në këtë qytet. Në kujtimet e tij Selmani ka shkruar se pasi na çuan në Janinë na lanë disa ditë deri sa u grumbulluan rreth 500 shqiptarë dhe na lëvizën përsëri duke na çuan në masa të rrepta sigurie në Selanik. Dhe më pas në ato kushte të vështira të pa veshur dhe të pa ngrënë i kanë transportuar për në Gjermani duke i çuar në disa kampe përqendrimi fillimisht në atë të Hamsburgut e më pas në Kosburg, Helken, Transfelg etj.. Kushtet e jetesës në këto kampe të nazizmit kanë qenë të rënda, të internuarit jo vetëm i detyronin të bënin punë të rënda si pastrimin e rrugëve dhe të qyteteve në Gjermani, të cilat ishin shkatërruar nga bombardimet e avionëve të ushtrisë sovjetike. Ata jo vetëm trajtoheshin keq por edhe kushtet e jetesës i kishin të vështira duke u dhënë nga 200 gram bukë thekre në ditë dhe flinin në ambiente me lagështirë dhe pa rroba. Në muajin maj të vitit 1945 zona ku ndodhej kampi në të cilin ishte edhe Selmani zihet nga ushtria anglo amerikane dhe është mbajtur për katër muaj nën kontrollin e tyre, duke u krijuar kështu edhe këtyre fatkeqve mundësinë për të jetuar e për tu kthyer në atdheun e tyre. Nëpërmjet interesimit të shtetit shqiptar të porsa krijuar si dhe të aleatëve të fuqive të mëdha u bë e mundur që në shtator të vitit 1945 ai të kthehej në atdhe, dhjetë muaj pas çlirimit të Shqipërisë. Kështu festa e çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor të vitit 1944 nga ushtria NCL, ku edhe Selmani kishte bërë pjesë,atë nuk e zuri në atdhe por në kampet e përqendrimit në Gjermani. Për afro 18 muaj që ishte rob dhe internua ai nuk ka patur asnjë lidhje me pjesëtarët e familjes së tij,duke bërë që jo vetëm ai, por edhe familja e tij të jenë në një gjendje të rëndë e stres të paparë ndonjëherë. Njerëzit e tij të afërm edhe sot i kujtojnë lotët dhe vajin mallëngjyes të nënës së tij e cila çdo ditë e kalonte duke qarë e vajtuar për djalin të cilin nuk dinte në se e kishte gjallë apo të vdekur. Kthimi i tij në atdhe megjithëse në një gjendja të rraskapitur dhe të dobësuar si një skelet ishte një gëzim i madh jo vetëm për Selmanin, familjen e tij por edhe për  bashkëfshatarët. Pas kthimit në atdhe ai ju përvesh punës dhe deri sa rrojti ai është shquar si një burrë i qetë, i drejtë, familjar i rregullt dhe punëtor, duke gëzuar kë shut respekt e dashuri. Ndaj të gjithë shqiptarët patriot e atdhetar vlerësojnë gjakun, kontributin dhe sakrificat e partizanëve por edhe të asaj pjese të popullit që i mbështetën e morën pjesë në Luftën NCL, duke e çliruar Shqipërinë më 29 nëntor 1944.