Muharrem Meko/ Paralele midis PS së Nanos e “Rilindjes”

610
Aty nga gjysma e dytë e mandatit të dytë, të qeverisjes “Nano ” ( 1997-2005),si gjithëandej edhe në Korçës, PS , gati kishte prekur fundin ;- peng i një grushti interesaxhinjesh, ku spikatnin dy prej tyre;- një skuth i ardhur nga tregu i valutës, dhe një derr i lyrosur nëpër hamamet dhe qilarët e xhamive ! Aq sa edhe selia ishte shenduar ,si nje biçim “vakefi “,ku shkonin per t’u falur mekataret;kryesisht doganiere e tatimore, por edhe tek -tuk ndonjë drejtues institucioni. Ndërhyrja e Nanos, qe gati shpëtimtare për perspektivën e një grup intelektualesh të rinj, të njohur deri atëherë për preferencat e tyre të djathta, ju bashkangjiten PS .
Me njërin prej tyre, i cili do t’i ngjiste vrullshëm shkallët e karierrës politike, pata rastin që për afro shtatë vjet, të bashkoja përpjekjet e mia në rindërtimin dhe ” aredimin” e shtëpisë sonë të përbashkët ! Afishuam shumë bashkëmoshatarë të tij, në drejtim, i motivuam e i frymëzuam me ndjenjën e përkushtimit ndaj alteranativës që besonim, ju dhamë shumë nga vetvetja, sidomos përqendrimin dhe instiktin e lidhjeve me anëtaresinë dhe strukturat e partisë. Nuk munguan rezultatet. Në 2009 dhe 2011, ( edhe pse nuk u fitua ) u arritën kuota, që siç duket do të mbeten rekord, për të gjitha garat elektorale, para dhe pas tyre . Ishin gjithë këto vlera të bashkuara, si dhe realizimi i koalicionit të munguar, me një pjesë të mirë të së majtës (LSI) që në 2013 u bë i mundur kthimi në pushtet përmes një fitoreje, plebishitare !
Ditë më parë, teksa po pija një kafe së bashku me një shokun tim në parkun e qytetit, përballë na u shfaq “ish ” bashkëudhëtari ynë ,tashmë në zenith…
Bisedat nga më të ndryshmet, kryesorja, gjendja jo fort e kënaqshme dhe jo ” e pritëshmja “, ndërkohë që ende s’ka përfunduar mandati i parë.
Sipas meje, pasojë e “performancës skifio”,të ” prurjeve” me marjen e e pushtetit !
Ai, në të tijën…
Une : Fshati qË duket s’do kallauz !
Në një moment të caktuar, teksa une i afroja argumente, m;u drejtua me një ton gati sfidues :-Përse kur erdha unë, me prite aq ngrohte, ndërsa sot shfaqesh kaq skeptik?
Pyetje disi e vështirë , por jo për mua ! Për më tepër, ai vet erdhi kur PS po ikte nga pushteti.
Aty për aty nuk i’u pergjigja, por më vonë pasi ishim ndarë sikur dola nga sikleti teksa në heshtje i drejtova pyetjen ;- Ç’ kishte ndodhur me gjithë ata të rinjë e të reja, që na u bashkuan përgjatë të qenit opozite, por edhe me ” stoiket”, që s’na u ndanë për asnje çast, e që vendin e tyre, në mënyrën me të pamerituar, duhet ta zinin, njerëz pa asnjë identitet dhe pa kurrëfare kulture dhe punë ? Sepse kam përshtypjen, që brenda përgjigjes së tij për pyetjen time, gjendet edhe përgjigjia ime për pyetjen e tij .
Sigal