Muhamed Kavaja & Alush Zaçe/ KLSH dhe sfida e konsolidimit

813
konferencë shkencore. Mjafton t’i ndjekësh ato dhe tregojnë më së miri rrugën nga kaloj ky institucion. Kështu gjatë vitit 2012 (Dhjetor) u zhvillua konferenca e parë shkencore me temë: “87 vjet KLSH në 100 vite Shtet Shqiptar” historiku i KLSH që u shoqërua dhe me një botim për këtë qëllim, në hyrjen e të cilit citohet: “Kujtesa historike është një nga përbërësit më të fuqishëm në krijimin e identitetit të qëndrueshëm jo vetëm të një kombi, por dhe të një institucioni kryesor shtetëror”. Pikërisht këtu filloj puna për ringritjen e modernizimin e këtij institucioni në mënyrë të qëndrueshme. Punë kjo e zhvilluar e që vazhdon në mënyrë të gjithanshme në këtë institucion në këto katër vite nën drejtimin e Kryetarit z. Bujar Leskaj si në drejtim të ringritjes së institucionit ashtu dhe në konsolidimin e tij, gjë që e tregojnë më së miri treguesit e zbulimeve dhe volumit të madh të punës audituese përballë kufizimit në burime njerëzore me të cilët ky institucion është i detyruar të ushtroj veprimtarinë e tij audituese në përmbushje të misionit kushtetues e ligjor. Tregues këto të cilat tashmë në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publike si në drejtim institucional me dërgimin e raporteve të auditimit drejtuar institucioneve dhe Kuvendit por dhe me botimet e njoftimet e shtypit në masmedia për publikun e gjerë si taksapagues e për të cilën KLSH mbart detyrimin në përmbushje të misionit të tij. Ndryshe nga vitet e tjera këto tregues të punës së KLSH u analizuan në një veprimtari maratonë takimesh në formën e work shop-eve të zhvilluara nga departamentet e KLSH. në frymën e INTOSANTIT (vetëvlerësimit) një analizë pune mjaft moderne me sa jemi mësuar deri më tani. E zhvilluar jo thjesht duke renditur tregues por duke prurë eksperiencën e auditimeve më sinjifikativ të realizuara nga secili departament auditimi i KLSH e zhvilluar kjo në qytete të ndryshme si në Shkodër Elbasan Vlorë Tiranë me qëllim që përveç mesazhit dhe informacionit që përçon për publikun, njëkohësisht shërben dhe si një vetë trajnim të vetë stafit auditues të KLSH me moton “Eksperienca e përbashkët i shërben të gjithëve”. Në to u sollën larmia e teknikave të ndjekura në auditime të ndryshme duke përfshirë dhe ato të performancës dhe ato të IT (që është një risi për këtë institucion pasi shumë SAI ndërkombëtarë nuk e realizojnë një auditim të tillë) kjo në adoptim e implementim të plote të standardeve ndërkombëtare mbi të cilat KLSH operon e autorizuar dhe nga legjislacioni që rregullon veprimtarinë e saj. Teknika këto të gjitha që i shërbejnë vetëm modernizimit të auditimit me qëllim për të mos pasur vetëm një kontroll revizioni por për të përmbushur atë që quhet auditimi mbi tre “e” mbi ekonomicitetin, efiçencën dhe efektivitetin në veprimtarinë e institucioneve shtetërore të të gjithë niveleve mbi të cilat KLSH sipas kushtetutës dhe ligjit ushtron auditim. 
Transparenca me publikun
Një analizë pune e zhvilluar në këtë formë i shërben rritjes së transparencës duke qenë dhe më teknike, gjithë përfshirëse dhe vetë trajnuese me efekte më të matshme dhe më produktive jo për t’ju larguar aspektit akademik por me qëllim që aspekti akademik i akumuluar në këto vite të implementohet më mirë nga stafi i këtij institucioni me qëllim që praktikat më të mira ti shërbejnë drejtpërdrejt punës së auditimit. Kjo tregon për ndjekjen e një strategjie të mirë menduar e produktive në organizimin e këtyre eventeve për institucionin dhe jo thjesht rutina të përvitshme që tashmë jemi mësuar të shohim nga analizat që realizohen nga institucionet shqiptare. Sinqerisht ky do të ishte, për të mirat që bie, një shembull që duhet të adaptohet nga institucionet e tjera në punën e tyre. Kjo nuk është një rastësi por e bazuar në realizimin e objektivave të strategjisë afatmesme të KLSH për periudhën 2013-2017 ( e cila është rishikuar për dy vitet 2015-2017) bazuar në katër objektivat themelore të strategjisë së zhvillimit 2011-2017 të EUROSAI-t si në drejtim të ngritjes së kapaciteteve, Standartet Profesionale, Shkëmbimi i njohurive dhe përvojës dhe Menaxhimi në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe efektive të komunikimit.
Veprimtaria e shumanshme e KLSH
Në këtë shkrim nuk është qëllimi për të dhënë një përshkrim të analizës së këtij institucioni por të faktit se kur ndjek këto analiza pune të KLSH konstaton lehtësisht punën e madhe të bërë nga ky institucion me qëllim kontributin në mirëqeverisje mjafton të njihesh me rekomandimet e këtij institucioni për fusha të ndryshme të ekonomisë, të cilat fatkeqësisht nuk kanë gjetur zbatim duke u lënë në heshtje apo duke u gjetur artifica vetëm e vetëm për të mos i zbatuar ato, si në Naftë në Burime Natyrore në Energji në fushën e Shëndetësisë, në Koncesione apo dhe ato të adresuara për Pushtetin Vendor etj. Mosrealizimi i tyre shërben vetëm për të ruajtur statukuonë e drejtuesve të parcelave të shtetit në interes të tyre. Të vjen vërtetë keq kur dëgjon Kryeministrin që në fjalimet e tij rendit vazhdimisht vështirësitë e pamundësitë e shumta për kryerjen e reformave në fusha të ndryshme të ekonomisë kur në fakt pikërisht për kalimin e këtyre vështirësive një kontribut jetik por i pa shfrytëzuar në kohë janë vetë rekomandimet e KLSH të cilat lihen në heshtje. Dhe jo vetëm nuk shkohet në drejtim të bashkëpunimit institucional por në të kundërtën duke monopolizuar në një farë kuptimi reformat, kur dihet se reformat e mëdha në një shtet realizohen vetëm me sinergjizimin e të gjitha energjive të burimeve të një vendi. Në të kundërt tranzicioni vazhdon por vetëm kamuflohet me terminologjinë “reformë” . 
Qendruehsmëria e KLSH
Siç e theksuam dhe në këtë shkrim KLSH ka punuar fort në drejtim të qëndrueshmërisë dhe “Goditjet” ndaj tij dhe përgjithësisht ndaj institucioneve të kontrollit i bëjnë vetëm mirë këtyre institucioneve pasi ato bëjnë që të rritet përgjegjshmëria, transparenca e mbi te gjitha shkalla e pavarësisë që janë njëkohësisht dhe elementë të cilat kërkojnë një punë të madhe për tu përsosur. Por e keqja në këtë rast qëndron në faktin se institucionet që menaxhojnë fonde publike i shmangen llogaridhënies duke mos ndërmarrë veprime vetë korrigjuese me pasojë rritjen e riskut për një keq menaxhim të këtyre fondeve duke mos pasur në fokus luftën anti korrupsion dhe atë ndaj keq menaxhimit por solidaritet kundër institucioneve që japin pamjen reale të punës së tyre, siç është dhe KLSH. 
Integriteti i institucionit
KLSH është rritur gjatë kësaj periudhe dhe ka fituar një pjekuri të madhe administrative duke zgjedhur rrugët institucionale ndaj çdo sulmi ndaj saj. Të zgjedhësh një rrugë të tillë është treguesi më i mirë i një transparence e përgjegjshmërie të plotë ndaj kujtdo dhe mbi të gjitha ndaj publikut si taksapagues, duke përbërë një vlerë të shtuar për shtetin në drejtim të mirëqeverisjes pavarësisht nga dëshira që një gjë e tillë të ishte karakteristikë e vetë shtetit ku pretendohet që duhet të kishte. Kjo është e dukshme tashmë për vetë faktin se ka dalë e nevojshme për institucionet krijimi i strukturave ligjore për “bilbil fryrësat” për të cilën po përgatiten aktet ligjore të nevojshme për shqyrtimin e mbrojtjen e tyre. Ne urojmë që të dëgjoj “bilbilat” pavarësisht se na rezulton se ky shtet nuk po dëgjon “sirenat” e KLSH dhe as nuk po vepron ndaj rekomandimeve të këtij institucioni që thjesht janë dhe shërbejnë si një “navigator” nga duhet të kalojnë aspekte të ndryshme të këtyre reformave në fushat e ekonomisë. Një gjë e tillë është e pritshme në një shtet që vetë deklaron se nuk ka sistemin e drejtësisë. Duke pasur kështu reforma që lëvizin gjithë ingranazhet e vogla të orës por jo ato të mëdhatë duke bërë që ora e shtetit të tregoj gjithmonë 12. Pavarësisht se do të jetë e saktë dy herë në 24 orë ajo nuk do ti shërbej qëllimit që pret publiku taksapagues.

Kryeauditues në KLSH
Sigal