Sigal

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Kandidaturat e reja për në Qeveri përbëjnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…
Emërimi kryeministror, së pari i Ministrit të Jashtëm, detyrë që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit të Rajonit, ruajtjes së terrësisë teritoriale të kombit, marrëdhënieve me NATO-n etj, përbën së paku aventurizëm politik i maskuar ky me një ”nacionalizëm” grotesk.
Kryeministri duhet të qartësojë veçanërisht qëllimin e atij emërimi (që po shqetëson edhe miqtë tanë), origjinën e propozimit të asaj kandidature, mundësine e një korelacioni me disa procese të rrezikeshme, etj.
E kundërta, ulja e nivelit të argumentave deri tek sasia e librave të lexuara, që më kujton Distinktivin “Miku i Vogël i Librit”, flet për mungesë serioziteti, që veçse shton paqartësitë.
Nqs ne shqiptarët nuk do të dimë të prezantohemi dhe të mbrojmë me dinjitet e besueshmëri interesat tona, apo akoma më keq nqs ne do të pranojmë që disa “argate a pupace” në “shqip” dhe në emrin tonë t’i servirin partnerëve obsionet e kundërta e të “gatuara” gjetkë, e ardhmja nuk na premton asgjë të mirë.