“Mos bëj si i pafajshëm”, Sejamini shpërthen kundër Ramës: Je ndërtuesi më i madh në histori

679

Neritan Sejamini, ka komentuar mënyrën e menaxhimit të situatës së tërmetit nga ana e kryeministrit Rama. Sejamini shpreh habinë për sjelljen e kryeministri, i cili bën si i pafajshëm për katrahurën urbanistike në Tiranë.

Sipas tij ai ka dhënë leje ndërtimi në plotë tre mandate në krye të Bashkisë së Tiranës dhe është ndërtuesi më i madh në historinë e Shqipërisë.

“Edi Rama eshte ndertuesi me i madh ne historine e Shqiperise dhe ndoshta me gjere. Ka 20 vjet qe jep leje ndertimi pa nderprerje—ka dhene mijera leje ndertimi per dhjetra miliarda euro. Nuk ka lene shesh, terren sportiv, lulishte dhe park pa e kthyer ne shesh ndertimi.

Ndaj eshte shume interesante teksa e degjon sot se sa i pafajshem duket per katrahuren urbanistike dhe te ndertimit ne Shqiperi“, shprehet Sejamini.