Mithat Havari/ Vizitë në malin e Tomorrit për nder të shenjtit “Abaz Aliu”

648
Mithat Havari

Duke arsyetuar e folur me logjikën time, sakrificën që po bëja pa sens dhe rrugën e gjatë që ende na priste, por duke nuhatur dhe situatën jo fort të këndshme tek dy shoqëruesit e mi, ju drejtova mikut tim: Namik, “Abaz Aliu” sapo më tha: Të falënderoj Mit’hat Havari që erdhe deri këtu e bêre detyrën e shenjtë me gjithë miqtë e tu, mund të kthehesh, kam mijëra besimtarë të devotshëm qê po vijnë drejt meje
Para disa vitesh Namiku miku im më propozoi një udhëtim turistik “aventurë” drejt malit të Tomorrit, atje ku mijëra pelingrinë nga e gjithë Shqipëria mblidhen dhe festojnë sipas ritit për gjatë shekujve. Unë në fakt jam ateist modern, që pavarësisht se vete e kam të vështirë të pranoj ekzistencën e fuqisë së mbinatyrshme, respektoj në mënyrë humane besimin që kanë të tjerët, qoftë dhe ne hyjnë. Shkurt pranova ofertën e mikut tim të mirë dhe u nisëm drejt të panjohurës.

Fuoristradën “luksoze mercedes” e drejtonte dhëndëri i Namikut ing.Ardiani, një djalë i mirë dhe i kulturuar. Mbasditen e atij gushti si tani, mbërritëm në Skrapar, rruga ishte copë copë, pavarësisht se kryeministri i kohës ishte nga ato ane. U sistemuam në një ambient ku kishte shumë njerëz. Ashtu natyrshëm erdhën e më takuan disa syresh, por njëri më kërkoi tê shkoja pas disa metra larg tavolinës ku ishim ulur. Urdhëro ju drejtova ç’hall ke? “shoku” Mit’hat, Namiku është “kulak” dhe s’duhet të qëndrosh me të. Seriozisht e ke ja ktheva, po seriozisht e kam. Duke qeshur kërkova që Namiku të vinte aty. E njeh zotërinë pyeta mikun tim?E kam kushëri dhe e kam ndihmuar të punësohet zjarrfikës këtu në Skrapar, është fukara etj. Po e di ç’më tha për ty dhe i rrëfeva bisedën, miku im qetësisht qeshi e tha, mos i vij re është budalla, i ka mbetur ora tek Enveri. Ndërsa “vigjilenti” i partisë mbeti ashtu në këmbë si matuf e s’fliste. Mor mik i thash, po unë jam më “kulak” se Namiku, e mos harro që jemi në vitin 2004, ka 14 vjet që diktatura ka vdekur. Sigurisht nuk ja vlente të vazhdonim më me të, i dhamë dorën dhe ne vazhduam rrugën drejt destinacionit tonë. 

Ndërsa Ardiani voziste mercedesin e “kulakut” në atë rrugë të vështirë plot kthesa, unë shihja me kureshtje ato vende të zhveshura e të varfra, diku ndaluam dhe blemë ca fiq një djali të vogël i cili ishte i dobët fizikisht e i veshur keq, por dhe i zbardhur flokët nga pluhuri i rrugës, e cila ishte e pa asfaltuar. Mijëra makina udhëtonin para nesh e pas nesh drejt “Abaz Aliut”, makina të tjera deri zetorë kishin qëndruar nëpër xhepat e rrugës, burra gra fëmijë që qanin, e që hanin shalqinj të jargosur e përzier me pluhurin, thuaj si në Afganistanin e largët. Po kuptoja që isha duke bërë një “gabim” rralle se kam përsëritur, mos me thënë kurrë. Bisedat tona vazhdonin krahas kërshërisë sime ndaj natyrës së egër dhe objekteve rreth saj. Nata na zuri pas tre orësh rrugëtim, i cili tashmë ishte vështirësuar për shkak të errësirës, jo vetëm kaq, por ishte tepër e ngushte e përbënte rrezik për jetën tonë, nuk shkëmbeheshin dot dy makina. Ktheva kokën djathtas e pashë poshtë në thellësi të natës së mistershme ca drita të zbehta. U bëra kurioz e pyeta mikun tim, se ç’fshat ishte aty poshtë? Helmësi i Skraparit ma ktheu ai, hahaha qesha me të madhe, këtu është bërë kongresi i rinisë komuniste në 1944, por sa e ruanin by..kamunistat Namik, po këtu nuk vjen zoti, e jo Gjermanët, me vete mendova, po ti ç’kërkon këtu mor mik?! Duke arsyetuar e folur me logjikën time, sakrificën që po bëja pa sens dhe rrugën e gjatë që ende na priste, por duke nuhatur dhe situatën jo fort të këndshme tek dy shoqëruesit e mi, ju drejtova mikut tim: Namik, “Abaz Aliu” sapo më tha :.Të falënderoj Mit’hat Havari që erdhe deri këtu e bêre detyrën e shenjtë me gjithë miqtë e tu, mund të kthehesh, kam mijëra besimtarë të devotshëm qê po vijnë drejt meje.


 Heshtje një çast, Namiku u bë i gjallë ; ashtu thoj ti, pas dialektores së origjinës, po ju përgjigja kështu them unë, në fakt Abaz Aliu dhe i futa një të qeshur, duket miku im mezi e priste këtë rast fatlum dhe në çast urdhëroi dhëndrin e tij, Ardian kthe makinën për Skrapar, me shumë mundim për shkak të ngushtësisë së rrugës ku goma e fuoristradës delte jashtë saj, Ardiani, e ktheu më në fund fuoristradën e madhe. Pas disa orë rrugëtim në terrin e natës u kthyem në Çorovodë, e direkt në hotelin e qytetit. Menjëherë në dush, duke shkarkuar atë stres të madh. Pas një gjumi tërë ëndrra duket nga lodhja e madhe, u zgjova në atë agim të freskët të atij qyteti majë malit. Bashke më miqtë mi shijuam kafen e mëngjesit shoqëruar me një gotë raki Skrapari, e duke bërë humor Namiku më drejtoi pyetjen, po si të tha Abaz Aliu…hahaha të qeshurat s’mbaronin, qesh dhe tani pas kaq vitesh, e mendova ta ndanim bashke këtë histori të bukur njerëzish të thjeshtë të kësaj bote të trazuar!
Sigal