Miqtë e Haradinajt në New York, festuan së bashku lirimin dhe kthimin e tij në Kosovë

590
Nga Beqir SINA

Në New York, një grup shqiptarësh miq e dashamir të Ramush Haradinaj u mblodhën së bashku për të festuar në një ambient festiv, lirimin e tij nga Franca. Mysafirë të kësaj pritje ishin Ambasadorja Teuta Sahatçia me stafin e saj, gazetari dhe publicisti i njohur Frank G. Shkreli. “Frank Shkreli, ish Drejtor për Evropën, në Zërin e Amerikës, dhe një grup nga Vatranët/anëtarët e “Vatrës”, përfshirë dy nën kryetarët e saj, Rexhaj dhe Bushati dhe veprimtarë e dashamirë nga komuniteti shqiptar, të cilët u gëzuan për lirimin dhe kthimin në Kosovë të ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj Kryetar i AAK-së. Me këtë rast, gjatë fjalimeve, ata treguan edhe herë një mbështetje tejet të madhe për zotin Haradinaj – kundrejt përkushtimit të tij për çështjen tonë kombëtare, thanë ata, që morën fjalën në këtë pritje mjaft miqësore. Festa për lirimin nga Franca të Ramush Hardinajt u shoqërua me këngë patriotike kënduar nga këngëtari i mirënjohur tropojan Gëzim Nika dhe me një banket të shumëllojshëm, të shtruar me këtë rast nga një grup i miqve të Haradinajt, pronari i restorantit “La Vera Cucina”, Hudson Valley të Nju Jorkut, zoti Anton Raja, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, për SHBA dhe Kanada, zoti Elmi Berisha dhe nën kryetari Besim Malota Disa javë më parë ata ishin në Francë dhe e takuan zyrtarisht me Z. Haradinajn ndërsa ai ishte i ndaluar në Francë . Në muajin mars, një përfaqësi nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, veprimtarë dhe biznesmenë të dalluar shqiptarë u takuan në Strasburg- Francë, me ish Kryeministrin e Kosovës zotin Ramush Haradinaj, Kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, për të inkurajuar ta atë dhe për t’i shprehur atij mbështetjen e tyre. Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, për SHBA dhe Kanada, zoti Elmi Berisha, shkroi pas atij takimi në Strasburg, në llogarinë e tij në Facebook, se ka qenë kënaqësi e veçantë sipas tij, të takosh krenarinë tonë kombëtare, zotin Ramush Haradinaj, thotë ai. Ndërkohë që ka qenë vetë Ramush Haradinaj – i cili ka falënderuar ata për përkrahjen dhe kurajën që po i jepnin atij gjatë ndalimit në Francë, së bashku me të gjithë shqiptarët në diasporë. “Unë u kënaqa që ju pashë, dhe më vjen shumë mirë që kam kaq shumë shqiptarë që më përkrahin dhe po me japin kurajë këto ditë të ndalimit tim në Francë. Andaj, me këtë rast desha t’ju falënderoj të gjithë ju që keni marrë rrugën nga përtej oqeanit – SHBA dhe të takohemi së bashku ”, është shprehur Haradinaj. Haradinaj, që u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar 2017 nga autoritetet franceze, ndërsa ai po udhëtonte për një vizitë zyrtare në SHBA, i ftuar zyrtarisht në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump më 20 janar në Uashington, u lirua dje më 27 Prill nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe u kthye po dje në mbrëmje në Kosovë.
Sigal