Melodia Kombëtare shprehet me melodinë e harkut të rapsodit kur takohet me fijen e Lahutës

131
Mark Topollaj
Kino-Regjisor 
Në fillimet e zhvillimit njerëzor lindën dhe u rritën qytete gjatë brigjeve të lumenjve e deteve, ku mrekullia e natyrës është e pakrahasueshme. Si gjithë popujt e botës edhe pellazgët stërgjyshërit tanë ditën ta ndërtojnë jetën. Nevoja për të jetuar i detyroi të nisin aktivitetin e Zejeve si një fillim i domosdoshëm i jetës. Anijet e shpejta të banorëve që jetonin në brigjet tona ishin të gjata dhe të shpejta. Nëpër shkrime historianët të lashtë theksonin, se popujt e brigjeve të Adriatikut kanë ndërtuar anije të shpejta që lëvizin gjatë gjithë bregdetit tonë. Anijet i kishin emëruar Liburne e Liburnide. Ky ndërtim anijesh që lëviznin në heshtje e me shpejtësi i dha vendit lulëzim dhe siguri. I nisur nga mendimi filozofik i shkrimtarëve e historianëve të lashtësisë greko-romake, korifenjtë e racës zbuluan se ky vend është tokë e mistereve të mëdha me një popull të kërcënuar, por dritaret e jetës së tyre gjithmonë i kanë pasur nga deti i trazuar. Kleri katolik nëpërmjet veprave të tyre shkencore, dokumentoi e prezantoi origjinën e kombit tonë. Këta njerëz të ditur përkunden djepin e fisnikërisë arbërore dhe bënë të hedhë shtat mendimi njerëzor dhe kultura e këtij populli të mbuluar nga pluhuri i shekujve. Në dorë dhe në mendje korifenjtë e racës arbërore mbanin flamurin e Skënderbeut me të cilën shpalosën epikën legjendare në harkun e historisë që lidh besën e gjithë shqiptarëve në harmoninë e traditës. Duke u nisur nga baza e dijes Erakliti thotë: Aftësia e dijes nxjerr përfitime më të mira kur përjetësohet Lavdia e të pavdekshmeve. Ne, stërnipat e Pellazgo-Ilirëve në gjerësinë e mjerimit tonë kemi ditur të sistemojmë jetën e të zhvillojmë kulturën. Harku i Rapsodit kur takohet me fijen e lahutës thotë: Se historia jonë është historia e dhimbjeve të mëdha. Civilizimi është prezantimi i devotshëm idealit kombëtar. Çdo shqiptar është një personazh legjendar me sy të ndezur dhe fytyrë të mprehtë: Vizatuar nga ashpërsia e natyrës dhe nga e keqja në vazhdim. Është i matur por edhe i vendosur kundra padrejtësisë njerëzore. Ky popull idealin shoqëror e ka skalitur në ndërgjegjen e tij. Fantazia krijuese në të gjitha hapësirat shqiptare ia ka lënë forcës së fjalës për të shpjeguar mitet e legjendat. Ne jemi të vetmuar, prandaj na përfshijnë stuhi të vrullshme, që sollën tërmetet çnjerëzore, sollën magjinë e vdekjes, sollën epokën e komunizmit. Kjo epokë prezantoi politikanë kopukë e memrukë ose ma mirë me thënë prodhoi një rrugaçëri politike nga më të përgjakurat në botë.

Shqiptarët me karakteristika të veçanta i kanë trajtuar me respekt hyjnor prindërit e tyre. Kur u vinte vdekja krijonte një shtangie të papërkulshme por edhe një respekt të sertë dëshpërimi. Kjo zbatueshmëri është një dëshmi konunore e pashkruar. Këtë mesazh dhimbjeje për të lëshuar rrugën e vazhdimësisë së vdekjes natyrore e prishi vazhdimësia e pushtimeve dhe komunizmi. Këtu u vendos natyra e së keqes dhe po reziston gjatë. Kjo ngjarje e vërtetë e tmerrshme është e kundërta e prestigjit social. Baballarët i detyruan të varrosim fëmijët e tyre. Por thelbin atëror të këtij populli natyror e ka të formuar me një karakter të fortë. Kjo është një formë tjetër e njohjes, një e drejtë e ngjashme me vitalitetin e racës sonë. Njerëzit e ditur të kombit hyjnë me devotshmëri në mjediset tipike dhe të veçanta dhe me studime nxorën në pah zbulimin dhe pohimin e folklorit ndër-hapësinor shqiptar. Mendjes së kombit i erdhi në ndihmë harku i rapsodit, i cili kur takohet me fijen e lahutës shpreh edhe melodinë e universit. Përmes shumëllojshmëri studimesh historike e gjuhësore korifenjtë e racës nxorën në hapësirën shqiptare madhështinë dhe mençurinë e pakrahasueshme të racës. Sot nuk gjendet një fjalë urimi për të shprehur për kontributin dhe dijet e tyre me të cilat hyjnë në mjegullnajën e shekujve dhe ndriçuan mendimin e popullit më të vjetër të Evropës. Absolutisht në të gjithë fushat e jetës i prezantuan botës gjeninë e këtij populli. Reforma arsimore Zoti Rama i la të harruar dhe i martirizoi përsëri, vetëm pse ishin shqiptarë të ditur. Nuk mund të ketë reformë arsimore pa madhështinë e letërsisë katolike. Etërit tonë të harmonizuar me natyrën e kanë ngritur lavdinë e tyre kundra pushtuesve në vazhdimësinë nëpërmjet shpatave e sëpatave. Sot harmonia njerëzore është kthyer në mbretërinë e të vdekurve nga memrukët e pistë të politikës. Ata dhunojnë dhe poshtërojnë popullin më të varfër të Evropës. Shembujt janë të pashembullt. Të rinjtë e kësaj pjelle zgjasin hijet për jetëgjatësinë e kësaj murtaje. Por romanca e tyre do përfundojë siç ka filluar, si një fillim fall i pamenduar.

Gjithmonë është thënë se shqiptarët janë njerëzit e Zotit. Por deti ynë nuk është një sipërfaqe që reflekton rrezet e diellit serb, por është një lëvizje dallgësh që duhet ruajtur. Kjo është domethënia e mushkërive të lodhura të kombit tonë.