Me maturantët nuk mund të luhet

580
Sigal

Dom Gjergj Meta

Më erdhi një prind që kishte fëmijën maturant me
rezultate të shkëlqyera. Vërtet kisha dëgjuar për këtë fëmijë që ishte talent i
vërtetë nga një mësuesi im i shkollës së mesme. Por familja është e varfër. Nuk
kishte fituar në shtet asnjë nga degët që kishte hedhur… Dhe po më kërkonte
mundësinë për të studjuar në një universitet privat nëse gjendej ndonjë bursë
apo bamirës (konkretisht te Universiteti Katolik). Tani kjo puna e maturantëve
duhet parë me shumë kujdes, sepse nëse janë të vërtata thashethemet për të
ndihmuar universitetet private kjo do të thotë dy gjëra: varfërim i mëtejshëm i
familjeve të maturantëve ose largimin e tyre në ndonjë vend europian apo edhe në
Turqi ku sigurisht paguajnë më pak. Por ka edhe më shumë. Me maturantët nuk
mund të luhet, sepse luhet me të ardhmen e vendit. Mos ta cojmë arsimin më keq
se sa është. Po i shohim se sa shumë janë përgatitur ata që në këto vite
tranzicioni kanë mbaruar universitetet tona. Ose janë të paaftë, ose janë të
papunë ose janë të korruptuar dhe bëjnë dëme.