Me dorëheqjen, a e humbi Xhafa simiten?

663
Sigal

Ylli Dylgjeri

Në një fshat në jug të Shqipërisë jetonte një furrxhi me emrin Xhaferr. Ai piqte simite të ngrohta dhe të shijshme dhe ia shiste banorëve që kalonin aty pari. Erdhi një kohë që simitet e tij kërkoheshin aq shume, saqë fitoi emër e reputacion në të gjithe zonën perreth. Një ditë
i vjen më plaku i fshatit dhe i porosit një simite.

-Do ta marr më vonë – i thotë ai- Ma ruaj pak.

Dhe Xhaferri e le mënjanë një simite për të. Më vonë dynden njerezit e sapo ardhur nga punet e tyre dhe duan të blejnë simite. Në punë e sipër, nga radha e gjatë e blerësve, Xhaferri harron që ka lënë një simite mënjane për plakun e fshatit dhe e ngatërron me të tjerat. Kur vjen plaku ta marre simiten, ai bëhet tym që e ka ngatërruar dhe nis e kërkon atë midis te tjerave. Bën rrëmujë gjithë furrën, kur fare mire mund t’i jepte plakut çdo simite qe t’i zinte dora. I shkreti, nga puna e madhe që kishte e kishte humbur fare dhe gjithë fshati domosdo e mbante avaz dhe e përsëriste shpesh ndodhinë e Xhaferrit me simiten, aq sa ka mbetur deri në ditët e sotme: “Mos e humb si xhaferri simiten!” Kjo ishte rrefenja. Po Xhafa, ish-Ministri ynë i Brendshëm e ka humbur “simiten”? Unë them: Jo! Them jo, se kam nja 40 vjet që njihem me Fatmirin në punë të përbashkët nga koha e rinisë. Fatmir Xhafa e mban mend çdo “simite” që ka pjekur dhe… që ka djegur. Vetëm duroni. Ai i servir të ftohta. Ashtu siç serviret hakmarja.