Marko Bello: “Nuk ka pabarazi më të madhe sesa të trajtosh në mënyrë të barabartë, të pabarabartët!

807
“Nuk ka pabarazi më të madhe sesa të trajtosh në mënyrë të barabartë, të pabarabartët! Ky ishte mesazhi që Vladimir Beja, ish-Komandanti i Forcave Ushtarake Detare të Shqipërisë shpërndau dje në media, lidhur me bisedimet shqiptaro-greke për kufirin ujor midis dy vendeve. Shqetësimi ka lindur pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Kotzias se “pala shqiptare ka pranuar shtrirjen e detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare. Kryeministri Rama deklaroi edhe dje se kjo e drejtë e Greqisë buron nga Konventa e Montego Bay e 1982, e cila u lejon shteteve shtrirjen e sovranitetit të tyre deri në 12 milje detare nga vija bazë. Por, z. Beja, i cili ka kryesuar grupin e ekspertëve që negociuan marrëveshjen shqiptaro-italiane për kufirin detar në vitet ’90, sjell një fakt interesant, i cili duhet mbajtur parasysh nga ata që do të negociojnë marrëveshjen me Greqinë. Dhe ky është pikërisht fakti se që nga viti 1936 Greqisë i është njohur e drejta për ta patur gjerësinë e saj të detit territorial vetëm 6 milje, për shkak se është shtet ishullor (14 mijë ishuj) dhe në rast të aplikimit të 12 miljeve do të bllokonte thuajse gjysmën e Detit Mesdhe. Me Italinë dhe Turqinë, Greqia ka pranuar 6 milje, kështu që, nëse Shqipëria do të pranonte 12 milje, do t’i jepte mundësi Greqisë që t’i afrohet më shumë Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), ku mendohet se ndodhen rezerva nafte dhe gazi.
Sigal