Mark Topollaj/ Largimi i intelektualëve, “gropa e zezë” e Berishës dhe grabitja e pasurive nga kupola e majtë

485
Sigal

Gazeta Telegraf/



 

Na ktheni tokat, na
ktheni Çamërinë, ky veprim do të shuajë kontradiktat ballkanike

Me shumë modesti po jua
them, se ju politikanë jeni më të pa aftët e shoqërisë shqiptare.

 

 

Po kush jeni ju zotërinj
politikanë që mund të bëni ç’të doni me njerëzit e pasurinë kombëtare?

 

 

Kineastët dhe e gjithë
shoqëria shqiptare duhet të vihen përballë trurit të ndryshkur të politikës për
t’ju kthyer kinostudion kineastëve dhe popullit

 

 

Mark Topollaj,
kinoregjisor

 

“Kush shikon vërdallë,
nuk gjykon dot”

 

 

Si ndodhet sot Shqipëria? A po ecën ajo në
rrugën e duhur dhe në interes të popullit? Çfarë simbolizon për BE aktualisht
Shqipëria? Kur do të çelet drita e gjelbër për të qenë pjesë reale e BE ?
Akademikët e historisë dhe arkeologjisë tregojnë se Shqipëria është kombi më i
vjetër i kontinentit, por sot është i ndarë dhe i copëtuar. Më një fjali, vendi
i shqiponjave është vend misterioz, enigmatik, por edhe i kuptuar keq. Po ta
hedhim vështrimin tej, ku e kanë zanafillën shqiptarët? Studimet e gjetjeve
arkeologjike dhe doktrina e etërve të kishës të bazuar në shkrimet e autorëve
antikë na sollën përsëri gjuhën tonë të bukur. Kjo i mundësoi historianët të
përcaktojnë se ky popull e ka prejardhjen nga pellazgët e më vonë Ilirët. Këto
dy fise kanë një bashkësi të gjerë kulturore, dhe etnogjuhësore. Ky studim
shkencor përcakton datën më të hershme të civilizimit Grek dhe ai Romak. Si
vend strategjik i vendosur midis dy perandorive të qytetërimit, Romak dhe asaj
të Konstandinopojës ka qenë gjithmonë e kërcënuar.

 

Çfarë thotë Bajroni?

 

Shqipëria nënë e rreptë e burrave fisnikë dhe
e grave që rrezatojnë bukurinë e shtojzovalleve e që jetojnë në luginat e
Ilirisë thotë Bajroni,. Ky vend është i rrethuar me male kreshnike dhe shtëpi
karakteristike të vendosura në grykën e maleve, të cilat rrallë herë i shef
syri në rruzullin tokësor. Në veprën “Përrallat te hani buzë rrugës” e
shkrimtarit Longfollou, na flet për heroin tonë Skënderbeun. Na kujton mallin e
lavdisë së shkuar. Nuk e di se si, po natyrshëm më lind pyetja: “Pse shqiptarët
historikisht të krishterë do të konvertoheshin në myslimanë?!” Ndoshta kjo ka
ardhur si një kompleks psikologjik i drejtuesve të pa aftë. Më mirë se kushdo
kësaj pyetje mund t’i përgjigjet Sali Berisha si pinjoll e fondamentalizmit, si
komunist i thekur dhe agjent besnik i pansllavizmit ballkanik. Shqiptarët që
banojnë në tokën e tyre të shenjtë me tradita e zakone të rralla janë të
destinuar të ndjekin vuajtjet e të parëve të tyre. Pse?

Na ktheni tokat…

Evropa, në gjurmimet historike shihet se në
raste vendimtare, popullit më të vogël të kontinenti i vuri grykën e pushkës
dhe i mori tokat padrejtësisht dhe ua dha këlyshëve të Rusisë. Kjo tokë është e
jona e jo çiflig i askujt ose mall tregu në duart e kopukëve të Ballkanit e të
Evropës. Na ktheni tokat, na ktheni Çamërinë. Ky veprim do të shuajë
kontradiktat ballkanike dhe do të tregojë se jeni të gatshëm të merrni
përgjegjësitë e veprimit të gabuar e tragjik për Shqiptarët. Drejtësia e këtij
vendi të trazuar kërkon të shohë vetëm thellësinë e errësirës. Nata vjen
shpejt, kurse mëngjesi është i paarritshëm.

Çdo ditë rrezatohen plagë të pa shërueshme.

Dhimbja dhe mjerimi janë në harmoninë e
ekzistencës së tyre. Drejtësia e mohuar dhe mendimi intelektual është
thërrmuar. Orientimi estetik shkrihet me fondamentalizmin dhe prezantojnë
aftësinë e një shteti oligarkik. Intelektualët krijues dhe ata mbarë kombëtar
duhet të ngrihen në një përballje frontale kundër harrimit të qëllimit e përçmimit
për të krijuar përmendoren e mendimit kombëtar, si një veprim sublim për
madhështinë e kombit.

Ju njerëzit e fryrë të politikës nga
madhështia e rreme e pushtetit e quani veten njerëz të përvojës dhe mund të
sfidoni vet vdekjen, pavdekësinë e ndërgjegjen e kombit. Me shumë modesti po
jua them, se jeni më të pa aftët e Shoqërisë Shqiptare. Kjo thënie është
domethënëse, sepse dhimbja popullore vjen çdo ditë më intensive, sidomos kur
mendon jetën e humbur të fëmijëve tanë. Në Shqipëri stinët e vitit janë të pa
zakonta dhe të trishtueshme. Në veprat e letërsisë shqipe shkrimtarët kanë vënë
në dukje domosdoshmërinë e kuptimit të historisë duke sjellë në fokus fenomenin
e vetëmohimit. Lirika elegjiake përcakton veprimin e flijimit personal, që
është fillimi dhe fundi i tonit kryengritës përpara padrejtësisë. Në këtë
analizë të shkurtër u shtyva nga shpirti kryengritës i At. Gjergj Fishtës
–Homeri i ri i Shqiptarëve. Ky prift françeskan, misterin e fateve të kombit e
kërkon tek kulti i trimërisë që del nga gryka e pushkës. Sot nuk është koha për
të folur për gjenialitetin e këtij fenomeni, por shqiptarët duhet ta dinë, se
nuk ka shkrimtar në botë dhe Evropë që është krahasuar me Homerin, me Dante
Aligerin, me Gëten e Shilerin. Një këmbim letrash midis Eqerem Çabejt dhe
Lasgush Poradecit, ky i fundit i përgjigjet: “Fishta edhe në fushën e satirës,
vrapon krahë për krahë me Molierin.” Letërsia moderne shqiptare lidhet me
fenomenet e bashkëkombësve për të krijuar forma e ndjeshmëri të reja të
krahasueshme me letërsinë bashkëkohore Evropiane. Në vazhdimësinë e kësaj
rrjedhe u kultivuan karakteristikat individuale, të cilët nxorën përfaqësues të
kupolës së atdhetarizmit.

Po kush jeni ju zotërinj politikanë që mund
të bëni ç’të doni me njerëzit e pasurinë kombëtare?

 Pa
dyshim ju jeni njerëz periferikë e me karakter skandaloz. Mendimi dhe guximi
legjitim kundra padrejtësisë duhet të na nxisë për t’iu drejtuar organeve
juridike shqiptare dhe asaj evropiane, për të na kthyer ndërtesën e vjedhur të
lidhjes së shkrimtarëve. Kineastët dhe e gjithë shoqëria shqiptare duhet të
vihen përballë trurit të ndryshkur të politikës për t’iu kthyer kinostudion
kineastëve dhe popullit. Kjo qendër ka rënë në dorën e të pangopurve, të cilët
i bëjnë propagandë mediokritetit politik. Shteti dhe politika kanë harruar se
kjo qendër mbrohet nga UNESKO. Është e udhës dhe e mundur të kthehet shumë mirë
në një qendër kinematografike shqiptare-ballkanike. Ne duhet të jemi të
vetëdijshëm se këta mehmurë e kopukë të politikës dhe të shtetit, asnjëherë nuk
kanë prodhuar progres por manifestojnë mjegull e shtrëngatë, manifestojnë një
peizazh dantesk. Rruga drejt të vërtetës është lufta ndaj së keqes dhe
ligësisë, të cilat ndërthuren në mënyrë misterioze në perversitetin e qeverive.
Kjo vjen se ju përdorni frutin e hamendësimit. Pra ju jeni krijues i humbjes së
solidaritetit të Shoqërisë. Në gjuhën Gjermane “Planetet” quhen yje të gabuara
pasi nuk kanë në dukje një lëvizje rrethore. Edhe ju qeveritarë në dukje ju
mungon lëvizja rrethore, ju mungon orbita e drejtimit të Shtetit. Politikanët
shqiptarë janë pjellë e komunizmit që i ka bërë shqiptarët që të lëvizin si
peshqit në ujë të turbullt e pa drejtim. Kjo ideologji pansllave me eshtrat e
të vdekurve ndërtoi kurorën e lavdisë. Kurse ju na zverdhët shpresën, zverdhët
yjet dhe hënën. I latë shqiptarët të kacavirren në shkrepa e legjenda. Ne sot
jemi në vazhdimësinë e epokës moderne, e cila ka filluar me rilindjen. Jo me
rilindjen që kini shpallur ju, sepse kjo i përket mediokritetit politik, por me
Rilindjen europiane që filloi me artistin e madh Donatello e Dante Aligerin dhe
mbyllet me Shekspirin e madh. Në harkun kohor prej 400 vjetëve lëvizin kolosët
e botës të cilët pasuruan realitetin dhe depërtuan në çdo aspekt të jetës. Një
proverb gjerman thotë: “Kush shikon vërdallë nuk gjykon dot”. Ky proverb hyn në
lojën e vetëdijes qytetare të mohuara nga perversiteti i qeverisë.

 

Në ikje qeveria e Berishizmit të la gropa të
zeza.

 

Në fillim Ju nuk e kuptuat se berishizmi
kishte kopjuar astronomët e vjetër të Greqisë. Ata në mes të fushës ose në majë
të maleve hapnin gropa dhe në fund të tyre zbrisnin vetë dhe vështronin kupën
qiellore. Pra këto gropa ishin teleskop artificial që kontrollonin lëvizjet e
planetëve.  Zoti Kryeministër, kjo kokëfortësi ju ka detyruar të krijoni
një qeveri me ministra që prezantohen si dele të pakrehura. Institucionet
kulturore nuk përfillin mendimin kombëtar, sepse drejtuesit nuk kanë konceptin
e kundërvënies. Në QKK ke sjellë një njeri pa pyetur askënd. Ku e gjete këtë të
drejtë që të përdhosësh artin e kinematografisë dhe të fyesh kineastët në
mënyrë demonstrative. Pikërisht për këtë përbuzje ndaj tyre jemi dëshmitarë të
gjithë. Zoti Kryeministër jeni në valën e terrorit intelektual dhe mbarë
popullor. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të shkrimtarëve dhe artistëve u
theksua, frenimi i ndërgjegjes dhe dhunimi i lirisë që është një veprim i pa
arsyeshëm. Shkrimtarët  me ndjesi shqiptare (të mos harrojmë me një
psikologji të ndryshuar) por me një mendim mbizotërues theksuan: “Elementët
realë të ekzistencës së harruar e të mohuar të letërsisë progresive shqiptare
po rigjenerohen përsëri. Kombi nuk mund të mbahet gjallë pa shkrimtarë dhe
artistë. Pa Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin Kujtim Spahivoglin, bota shqiptare
e artit do të ishte e vogël në Botë. Pse kemi artistë të mëdhenj, duhet të
marrim çka na takon nga qeveria jonë.