Maks Tufa: Skandal, qentë e Maqedonisë sillen në Fabrikën e Çimentos Elbasan

602
Helmet po helmojnë një fshat me 3 mijë banorë. Baltza , fshati që është dënuar me vdekje dhe braktisur nga qeveria
Helmet, smogu, qentë maqedonas, dhe braktisja e shtetit duket, se e kanë dënuar me vdekje një fshat me afro 3 mijë banorë. Baltza është një fshat afro 4.5 km larg qytetit, por harresa e qeverisë dhe neglizhenca e agjencive shtetërore e shëndetit publik e cila është sa e paaftë aq edhe e përfolur, duket se e kanë larguar dhjetëra vite larg realitetit të sotëm. Prej afro 2 vitesh, banorët e fshatit Baltzë në Elbasan, janë në luftë për mbijetesë, në luftë me pronarët e Fabrikës së Çimentos, e cila ka ndotur gjithë qelizat e trupit të tyre, banesat, tokën, por sikur të mos mjaftonte kjo, prej disa muajsh ata po vuajnë edhe nga sulmet e qindra qenve maqedonas. Sipas një banori nga ky fshat “kemi dy vjet e ca, që rropatemi dyerve të fabrikës, (ECF) shkojmë trokasim ankohemi, na përzënë, na shtyjnë, na ndërsejnë qentë e sjellë nga Maqedonia, pastaj shkojmë tek Agjencia e Mjedisit dhe ankohemi. Problemi ynë qëndron tek ndotja a madhe e Fabrikës së Çimentos, e cila natën dhe jo ditën shkarkon nga dhjetëra kamionë të rëndë mbeturina dhe lloj-lloj gjërash të tjera që ne nuk e dimë çfarë janë, futen digjen dhe shkrihen dhe gjatë gjithë natës ndotin edhe qelizat e njerëzve dhe jo pastaj banesat, bagëtitë, token, të mbjellat, ujin etj”. Problemi me ndotjen e Fabrikës së Çimentos Elbasan ndryshe ECF, ka nisur para dy vitesh, asokohe kur administratorët e saj premtuan se “do të vendosim filtrat”, por ato kurrë nuk mbahen në gjendje pune natën, atëherë kur edhe kjo fabrikë është 100 për qind në gjendje pune. Banorët e fshatit Baltzë u shprehën për “Telegraf” se “ndotja po helmon gratë shtatzëna, kanë nisur të lindin foshnje me deformime trupore, dhe sipas analizave mjekësore rezulton se “defektet fizike kanë origjinën nga ndotja e helmeve të fabrikës, Agjencia Mjedisit dhe e Shëndetit Publik Elbasan kanë ardhur nja 20 herë, dhe nuk vijnë më, pasi duket se doroviten nga administratorët e ECF, sepse ne kur shkojmë dhe ankohemi tek zyrat e saj na mashtrojnë, dhe na premtojnë se “do të vendosin filtrat non-stop, ndërsa situata atje sa vjen dhe përkeqësohet”. Por sikur të mos ishte kjo situatë dhe shumë probleme të tjera mjedisore, prej disa muajsh banorët e fshatit Baltzë, duhet të përballen edhe me tufën e qenve që vijnë me kamionë nga Maqedonia, ku janë edhe vendet ku kryhet eksportimi çimentos së përpunuar dhe paketuar. Sipas banorëve “ne kemi parë me sytë tanë, se kur kamionët e rëndë vijnë nga Maqedonia, mbajnë në karroceritë e tyre bosh me dhjetëra qen të ngjyrave dhe racave të ndryshme, të cilët ditën sistemohen në oborrin e fabrikës, kurse natën lëshohen dhe hanë pulat dhe gjithçka gjejnë në fshat, madje kanë kafshuar edhe njerëz, duke na shtuar problemet tona. Shpesh banorët janë bërë gati t’i vrasin me armë gjahu, por mendojnë se do të kenë punë me policinë, prandaj dhe ndalen, ndaj kërkojmë nga ju sensibilizimin e situatës, demaskimin e atyre që abuzojnë me jetën tonë, demaskimin a atyre që po ndotin gjithçka kemi atje në Baltzë, duke e kthyer vendin në vatër helmesh dhe sëmundjesh, ndërkohë që qentë maqedonas janë sot atje një rrezik serioz për fëmijët, gratë dhe pleqtë, që kyçen brenda sapo bie nata dhe nuk dalin nga frika edhe kur kanë halle e probleme shëndeti”. Ata banorë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë, për të ndalur ndotjen, helmet e ECF dhe për të larguar nga mjediset e asaj fabrike qentë e ardhur klandestinë nga Maqedonia fqinje, por edhe për të ngarkuar në përgjegjësi ligjore shkaktarët e asaj situate dramatike.
Sigal