Luljeta Nano/ KLSH, kontributor aktiv në hartimin e Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit

842
KLSH krahas implementimit të reformave institucionale të cilat synojnë në shndërrimin e këtij institucioni në një institucion modern të Auditimit të Jashtëm të Sektorit Publik, aktualisht po luan një rol pro aktiv edhe me pjesëmarrjen dhe asistimin në aktivitetet e komunitetit të INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit). Institucionet Supreme te Auditimit kudo në botë përfaqësojnë një komponent mjaft të rëndësishëm të shteteve demokratike dhe luajnë një rol vital në përmirësimin e efektivitetit dhe eficencës së sektorit publik. E parë në këtë këndvështrim paraqitet si një nevojë imediate tranzitimi i Institucionit te Kontrollit të Lartë drejt konsolidimit të tij si një institucion model i cili udhëhiqet nga parimet dhe vlerat etike të integritetit, objektivitetit, pavarësisë, e kompetencës profesionale në funksion të promovimit të transparences, eficencës, efektivitetit dhe llogaridhënjes publike. 
Mund të konfirmohet që KLSH pas një periudhe më shume se tre vjeçare të një menaxhimi institucional i fokusuar kryesisht në ngritjen e kapaciteteve audituese tashmë ky institucion po shkon drejt drejt tranzitimit duke synuar forcimin e kapaciteteve audituese. 
Objektivat strategjike të KLSH-së, konsistojnë në ndërrmarjen e masave të nevojshme drejt progresit me qëllim që veprimtaria institucionale audituese të reflektojë kërkesat e BE-Acquis Communitaire drejt qasjes së shndrrimit në një institucion auditimi i cili të jetë një nga aktorët kyç në arkitekturën e mbikëqyrjes së menaxhimit të financave publike. Synimet progresiste të Kryetarit të KLSH-së nuk kufizohen vetëm në rrafshin kombëtar për modernizimin e institucionit në një linjë me standardet ndërkombëtare të auditimit por shkojnë dhe më tej duke synuar një rol proaktiv të institucionit edhe ne nivel ndërkombëtar në komunitetin e INTOSAI-t. 
Në përmbushje të këtij vizioni KLSH, shprehu vullnetin pozitiv për të qënë kontributore dhe pjesë aktive e projektit të rishikimit të Standartit Ndërkombëtar ISSAI 30 Kodi Etik i Institucioneve Supreme të Auditimit inisiativë e ndërrmarë nga Këshilli Mbikqyrës i Komitetit të Standarteve Profesionale 
(PCS).
Kodi Etik i INTOSAI-t i cili daton që nga viti 1998 dhe ndryshimet globale në fushën e auditimit apo edhe të vlerave dhe parimeve etike të trupave audituese diktuan nevojën që Këshilli Mbikqyrës i Komitetit të Standarteve Profesionale ( PCS) në Qershor të vitit 2013 të vendoste rishikimin e ISSAI 30.
Faza e parë e projektit për rishikimin e këtij standarti ishte nisja e një vlerësimi nëse ISSAI 30 është i përshtatshëm referuar statusit të auditimit të sektorin publik ne nivel global.
Projekti i rishikimit të ISSAI 30, filloi me nje ekip perfaqësuesish të Institucioneve Supreme te Auditimit (mbi baza vullnetare) të Polonisë, Indonezisë, Portugalisë, të Anglisë dhe Amerikës, Kili, Shqipërisë Hungarisë, Zelandës së Re, Holandës si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Llogarive.
Nga pikëpamja kontributive referuar dhe planit të veprimit për përmbushjen e objektivit për hartimin e Standartit të Kodit Etik të Institucioneve Supreme të Auditimit, përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe SAI-t të Kilit u ngarkuan me detyrën për hartimin e një prej vlerave të rëndësishme të etikës, të “Kompetencës profesionale”. 
Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Institucionit Suprem të Auditimit të Kilit profili i trajtimit të këtij parimi përbënte një risi pasi përfshinte për here te pare një sere elementesh te rinj te kërkesave te kompetencës profesionale si ne nivel individual (stafi i SAI, auditues, eksperte te angazhuar dhe struktura mbeshtetese) dhe ate institucional (SAI).
Ne dokumentin e hartuar nga përfaqësuesit e KLSH-se dhe te SAI-t te Kilit definicioni i parimit te qenurit “Kompetent” u prezantua ne këndvështrimin e etikes kjo në reflektim edhe të zhvillimeve dhe sfidave të reja të Institucioneve Supreme të Auditimit në nivel global.
Një dimension i ri i trajtimit të vlerave etike në Standartin e ri që po hartohet është dhe përfshirja në kod edhe të rolit të lidershipit dhe menaxhimit tëlartë të Institucioneve Supreme të Auditimit konsideruar në optikën e rolit kyç që ka menaxhimi i SAI-t për miratimin dhe adaptimin e strategjive specifike dhe politikave për menaxhimin e etikës. 
Menaxhimi i lartë në institucionet Supreme të Auditimit duhet të demonstrojë dhe veprojë në përputhje me parimet dhe vlerat etike si dhe të promovojë një kulturë etike në organizatë.
Në kërkesat ne nivel institucional (SAI) janë konsideruar elementë të tillë si: Zhvillimi i mekanizmave te brendshme e te jashtme te komunikimit si dhe te fleksibilitetit me synim efektivitetin e performances institucionale, si dhe përmbushjen me sukses të pritshmërive të komunitetit të cilit SAI i shërben: taksapaguesve, publikut, Parlamentit dhe organeve ekzekutive. 
Përveç sa më sipër ndër kërkesat parësore në nivel institucional është exellenca çka do të thotë që Institucionet Supremet të Auditimit duhet të fokusohen ne marrjen e masave të cilat synojnë në instalimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore për sigurimin e një stafi exellent si ne termat e aftësive teknike profesionale ashtu edhe ne terma te vlerave etike dhe te integritetit.
Ndër kërkesat në nivel individual përmendim si: te qenurit konkurrues, vetmotivues, fleksibel, ruajtjen dhe zhvillimin e njohurive profesionale etj. 
Përcaktimi i Vlerës etike të “Kompetencës” me elementët e mësipërm dhe përfshirja e tyre në Standartin e ri ishte rrjedhoje dhe përçim i praktikave dhe eksperiencës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në aspektin e menaxhimit institucional të këtë aspekt. 
Boshti i filozofisë së menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionin e KLSH-së është konsiderimi i tyre më shumë si një aset sesa një kosto institucionale. 
Objektivi i KLSH-së është që të përmirësojë vazhdimisht performancën e tij, kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një stafi i cili është kompetent, profesional i motivuar, i mirë menaxhuar si dhe që shpërblehet në mënyrë të drejtë.
Duke u mbështetur në udhëzimet dhe praktikat më të mira për ndertimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar të investojë në zhvillimin e burimeve njerëzore.
Parimet dhe vlerat e SAI-t modern janë adoptuar dhe në vijimësi po aplikohen në çdo hap të veprimtarisë së KLSH. Për këtë KLSH do të vazhdojë të përsosë dhe më tej qasjen audituese, metodologjitë e punës dhe aftësojë kapacitetet audituese. 
Tashmë KLSH po kalon në një fazë të re nga ndërtimi, në zhvillim të kapaciteteve dhe kjo kërkon ecje përpara, nën shembullin e më të përparuarit. 
Mund të konfirmohet se eksperienca e marre dhe e përftuar në tre vitet e fundit në të gjitha aspektet e veprimtarisë audituese dhe menaxheriale institucionale ka bërë të mundur që KLSH të prezantohet me statusin e kontributorit aktiv dhe produktiv në pjesmarrjet e aktiviteteve të organizuara në rrafshin internacional të komunitetit të INTOSAI-t. 
Sigal