Lufta e Koresë, fillimi dhe vazhdimi i kërcënimit bërthamor i Koresë së Veriut

1565
Diana Skrapari 

Lufta Koreane vuri përballë nga 25 qershori 1950 deri 27 korrik 1953, Republikën e Koresë (Korea e Jugut), e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (atëherë pa përfaqësimin e Kinës, as të BRSS),dhe Republikën Popullore demokratike të Koresë (Koreja e Veriut), mbështetur nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. Ajo pati si rezultat ndarjen e Koresë pas një marrëveshjeje midis aleatëve fitimtarë në Luftën e Paqësorit në fund të Luftës së Dytë Botërore. Gadishulli Korean u pushtua nga Perandoria e Japonisë që nga viti 1910. Pas kapitullimit japonez në shtator të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë ndarë pushtimin e gadishullit përgjatë paralelit 38 gradë në jug me forcat amerikane dhe në veri u vendosën forcat sovjetike. Dështimi i zgjedhjeve të lira në gadishull në vitin 1948 ka thelluar ndarjen midis të dy palëve;veriu krijoi një qeveri komuniste, ndërsa në jug u krijua një qeveri pro-amerikane. Paraleli 38 u bë një kufi politik mes dy shteteve koreane. Edhe pse negociatat për ribashkimin vazhduan në muajt që i paraprinë luftës, tensioni u intensifikua. Përleshjet dhe sulmet ndërkufitare vazhduan. Situata u kthye në luftë të hapur kur Veriu pushtoi me forcë Jugun në 25 qershor 1950. Në vitin 1950, Bashkimi Sovjetik bojkotoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në mungesë të vetos së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera miratuan një rezolutë që autorizonte ndërhyrjen ushtarake në Kore. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 88% të 341 000 trupave ndërkombëtare që ndihmuan forcat jugore të plotësuara edhe me ndihmën e njëzet vendeve të tjera. Edhe nëse nuk solli direkt trupa në terren, Bashkimi Sovjetik ofroi ndihmë materiale për ushtritë kineze dhe të Koresë së Veriut.

Konflikti u zhvillua në katër faza kryesore:
• të përgatitur dobët, kur u përballën me 200.000 ushtarë të Koresë së Veriut të pajisur mirë nga sovjetikët, forcat e jugut patën humbje të mëdha në dy muajt e parë dhe në mes të shtatorit të vitit 1950, ata e gjetën veten të grumbulluar në juglindje të gadishullit, të vendosur në perimetrin e Busan;
•ofensiva e shpejtë kundër forcave të OKB-së, të udhëhequr nga Gjenerali MacArthur, me një zbarkim më 15 shtator në Incheon, pranë Seul, në tetor të vitit 1950 ka shtyrë koreanoveriorët përtej paralelit 38-të, pothuajse deri në lumin Yalu në kufirin kinez;
•Republika Popullore e Kinës ka hyrë në luftë së bashku me Korenë e Veriut. 1.7 milion “vullnetarë kineze”, të urdhëruar nga Peng Dehuai, detyruan Korenë e Jugut dhe trupat e OKB-së të tërhiqen prapa paralelit 38-të në mes të tetorit 1950. Në janar 1951, komunistët morën Seulin të pushtuar përsëri nga amerikanët në mars të vitit 1951;
•Në pranverë 1951, trupat e OKB-së fituan gradualisht terren në veri, dhe fronti qëndroi përsëri rreth paralelit 38-të, duke u kthyer pak a shumë në pozitën e para fillimit të konfliktit.
Negociatat pastaj rifilluan dhe lufta përfundoi më 27 korrik 1953, kur u nënshkrua një pakt i mossulmimit. Marrëveshja ka restauruar kufirin midis dy Koreve afër paralelit 38. dhe krijoi zonën koreane të çmilitarizuar, një zonë të fortifikuar midis dy popujve Korean. Të dy vendet janë ende zyrtarisht në luftë dhe incidente të vogla ende ndodhin sot.

Fillimi i kërcënimit bërthamor koreanoverior
Në maj të vitit 1993, Koreja e Veriut nisi një raketë Rodong e cila përfundoi në Detin e Japonisë (i quajtur Deti Lindor nga Koreanët). Në vitin 2003, Koreja e Veriut u tërhoq nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore, në mes të krizës diplomatike mbi armët bërthamore në Korenë e Veriut. Pa zgjidhjen e çështjes bërthamore në gadishullin Korean, Korea e Veriut nuk u kthye në këtë traktat. Pas vdekjes së Presidentit Kim Sung-Il më 8 korrik 1994, në kontekstin e krizës bërthamore, Koreja e Veriut ka mbajtur një zie kombëtare për tre vjet, deri në vitin 1997, që korrespondon me periudhën e zisë së babait në shoqëri tradicionale koreane. Kim Xhong-il morri pushtetin e babait të tij Kim Il-sung si shef i Koresë së Veriut. Ai mbante postin e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut. Më 31 gusht 1998 Koreja e Veriut bën një përpjekje për lançimin e një sateliti artificial, Kwangmyongsong-1 nga një raketë balistike Taepodong që fluturoi mbi Honshu, ishullin kryesor të Japonisë, që nuk ka qenë i paralajmëruar për këtë. Asnjë gjurmë e satelitit nuk u mund të gjendet, pavarësisht shpalljes zyrtare të suksesit të këtij fluturimi, ekspertët vlerësojnë se katin i fundit ishte prishur para lancimit të tij në orbit. Më 15 qershor 2000, me nismën e Presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae-Jung (i cili morri Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2000), u nënshkrua në Phenian deklarata Veri-Jug e përbashkët mes dy liderëve Korean për ribashkimin e Koresë së pavarur dhe paqësore. Koreja e Veriut ka lëshuar shtatë raketa balistike më 4 korrik 2006, kjo rezulton në një situatë të tensioneve ndërkombëtare që vazhdon me testin e parë nuklear të nëndheshëm të Koresë së Veriut më 9 tetor 2006 dhe rezulton në një dënim nga bashkësia ndërkombëtare (duke përfshirë edhe Republikën Popullore të Kinës, shtyllë mbrojtëse e Koresë së Veriut). Më 17 dhjetor 2011, Kim Xhong-Il vdes papritmas ndërsa udhëtonte me tren. Djali i tij më i ri, Kim Xhong-Un, njëzet e shtatë vjec,e pasoi atë. Më 12 dhjetor 2012, Pheniani njoftoi se kishte nisur një raketë me rreze të gjatë nga një qendër hapësinore Sohae (në Veri të Provincës së Pyongan) dhe vendosi në orbitë një satelit që është versioni i dytë i Kwangmyongson-3. Kjo nisje pason dështimin e prillit të vitit 2012 gjatë të cilit Raketa Unha-3 u shpërbë menjëherë pas ngritjes dhe ra në det.

Kërcënimi aktual bërthamor koreanoverior
Koreja e Veriut deklaroi të mërkurën më 9 gusht se kishte në plan të dërgonte raketa balistike me veprim të ndërmjetëm drejt bazave të SHBA në Guam,në Oqeanin Paqësor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut. Ky kërcënim erdhi disa orë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili premtoi “zjarr” për Korenë e Veriut nëse ajo vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar programin e saj balistik dhe bërthamor. Pak ditë më parë, Kombet e Bashkuara kanë miratuar një sërë sanksionesh ndaj Phenianit. Pheniani ka thënë se “aktualisht, ai studion me kujdes planin operativ para se hapi të zjarrin në zonat përreth Guam me një raketë balistike Hëasong-12 me rreze të ndërmjetme”, sipas agjencisë KCNA. Guam është një territor i painkorporuar i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë një bazë detare dhe një bazë ushtarake amerikane. Ky projekt do të finalizohet “, dhe do të praktikohet në mënyrë të njëpasnjëshme dhe në të njëjtën kohë, kur Kim Xhong-Un, komandant suprem i forcave bërthamore, do të vendosë atë,” tha agjencia. Këto kërcënime janë edhe më serioze pasi Washington Post tha të martën progresin e bërë nga koreano-veriorët në programin e tyre bërthamor. Regjimi komunist ka arritur të përshtasë mjaft madhësinë e kokave bërthamore të tij në mënyrë që ti vendosi në raketat e tij ndërkontinentale dhe kështu të kërcënoj me një sulm bërthamor fuqinë e parë botërore, sipas një raporti konfidencial të shkruar muajin e kaluar nga agjencia amerikane për inteligjencën ushtarake, DIA, dhe që u zbulua të martën nga gazeta. Me këtë aftësi, regjimi komunist do të bëhet një fuqi bërthamore, në gjendje për të arritur objektivin e deklaruar nga lideri i tij Kim Xhong-Un. Tani për tani, regjimi i Phenianit ka testuar armët atomike dhe ka nisur dy raketa balistike, të afta ndërkontinentale për të goditur Shtetet e Bashkuara. Por aftësia e tij për të krijuar një bombë atomike dhe për ta vënë atë në një nga lancuesit e tij shihet ende me dyshim. Analistë dhe anëtarë të tjerë të inteligjencës janë të bindur deri më tani se pavarësisht se kanë kaluar dhjetë vjet që testi i parë bërthamor i Phenianit në tetor të vitit 2006, Koreja e Veriut ka pasur shumë kohë për të zotëruar procesin e krijimit të bombës atomike. Por sipas raportit të datës 28 korrik, një ekstrakt i cili u lexua në The Washington Post, “komuniteti i zbulimit beson se Koreja e Veriut ka prodhuar armë bërthamore që mund të jetë e ngulitur në raketat balistike, duke përfshirë edhe raketat balistike ndërkontinentale”. Gazeta tha se Ministria japoneze e Mbrojtjes nxori konkluzione të njëjta. Ministri i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov shprehet kështu gjatë një forumi :”Rreziqet janë shumë të larta, sidomos në aspektin e retorikës [mes dy vendeve]. Ne mendojmë kërcënime direkte me përdorimin e forcës. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes [James] Mattis përsëriti: Po, kjo do të ketë një numër të madh viktimash, por bisedimet për një goditje parandaluese kundër Koresë së Veriut nuk ndalen, si bisedimet në Phenian mbi nevojën për të goditur ishullin e Guamit, që ka disa baza ushtarake të SHBA “.

– “Kur fola me amerikanët, [ish-sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry] dhe [Sekretarin aktual të Shtetit] Rex Tillerson, arsyet pse ishte e pamundur për të arritur atë ngrirje të dyfishtë, ata thanë se testet bërthamore dhe nisja e raketave nga Koreja e Veriut ishin të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, por askush nuk ka ndaluar kurrë ushtrime ushtarake. Pra, ne [Shtetet e Bashkuara] e bëjmë atë në mënyrë të ligjshme, por ata [Koreja e Veriut] janë duke bërë diçka të paligjshme “, ka thënë Lavrov. Kërcënimet e Phenianit kanë shqetësuar edhe fqinjët e Koresë së Veriut. Sipas medieve japoneze, Tokio planifikon të vendosë raketa interceptore shtesë PAC-3 (Patriot) në rajonet e vendit ku raketat balistike të Koresë së Veriut do të fluturojnë para se të arrijnë në Guam. Emmanuel Macron, Presidenti francez është shprehur të shtunën për herë të parë në lidhje me konfliktin midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Duke shprehur “shqetësimin” e tij në lidhje me testet e raketave nga Pheniani, Presidenti beson se kjo “minon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.” Kërcënimet koreane rezultuan në një përshkallëzim verbal midis Kim Xhong-Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Kreu francez i shtetit “Bën apel për përgjegjësinë e të gjithëve dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve.” “Regjimi i Koresë së Veriut është i angazhuar tani në një përshkallëzim të rrezikshëm, i cili përbën një kërcënim serioz për sigurinë e fqinjëve të tij, si dhe qëndrueshmërinë e regjimit ndërkombëtar të mos-përhapjes së armëve bërthamore,” paralajmëroi Presidenti francez. Emmanuel Macron siguroi “aleatët e tij (…) për solidaritetin e tij” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të vepruar bashkë, në mënyrë të vendosur dhe efikase” për të detyruar Phenianin “për të rifilluar pa kushte rrugën e dialogut.” Albert Ajnshtajn thoshte se « Paqja nuk mnd të mbahet me forcë : Ajo arrihet me mirëkuptim », dhe Margaret Cho, aktore, skenariste dhe regjisore amerikane me origjinë koreane mendonte se « Qëndrimi im ndaj paqes nuk varet se për cilën luftë po flasim. Unë mendoj se fjalët duhet të bëjnë punën e bombave. » dhe një shprehje koreane thotë « Nëse do të përpiqesh shumë për dicka, atë do ta arrish » dhe nëse të gjithë drejtuesit e shteteve përpiqen që me anë të dialogut të zgjidhin cështje të ndryshme, ne do të kemi paqe në botë…
Sigal